Moti i keq/ Pushuesit boshatisin plazhet, mbyllen çadrat e shezlongët! Policia: Shmangni lundrimet turistike

Pas nje periudhe të gjatë të ditëve të nxehta me temperatura të larta dhe me diell, në kulmin e sezonit turistik moti ka marrë një kthesë të papritur shoqërur me stuhi dhe reshje shiu në të gjithë vëndin këtë fundjavë.

Përkeqësimi i motit ka sjellë dallgëzim të lartë në bregdetet duke bërë që pushuesit të braktisin plazhet në vend.

Reshjet e shiut në disa nga portet në vend kanë bërë që të vështirësohen lundrimet e anijeve dhe trageteve.

Shëngjin
Çadrat, shezlonget, baret dhe beach baret u mbyllën këtë fundjave dhe në Shëngjin, ku një pjesë e pushuesve qëndruan në banesa dhe hotele, por nuk munguan as ata që u larguan nga kjo zone turistike.Fluksi i lartë i automjeteve krijoj trafik të rënduar dhe kaos total në lëvizje, ndërsa policia rrugore u vendos në disa pika për të lehtesuar sadopak lëvizjen

Darzezë
Moti i keq që ‘pushtoi’ vendin gjatë ditës së sotme ka bërë që edhe në Darëzeze, pushuesit të boshatisin plazhin duke pushimet e tyre këtë fundjavë. E gjithë zona bregdetare është e zbrazur ndërsa reshjet e shiut kanë trazuar dhe detin, duke e bërë të pamundur lundrimin në këtë zonë.

Vlorë
Në Vlorë reshjet e rëna me intesitet sollën probleme në disa rrugë të qytetit, në lagjen 1 Maj, 24 Maj si dhe në disa pika problematike në zonën e Skelës.Edhe pse mungojnë njerëzit në plazhe numri i lartë i automjeteve që kanë hyrë ka sjellë trafik të rënduar këtë fundjavë dhe në qytetin e Vlorës.

Për shkak të përkeqësimit të motit dhe rritjes së dallgëve në det, në përmasa të mëdha. Policia Kufitare apelon të gjithë operatorët turistikë që përdorin mjete lundruese, të shmangin daljen në det përgjatë ditës së sotme, pasi situata meteorologjike është e pafavorshme dhe mund të rrezikojë jetët e tyre dhe të të tjerëve

Moti i paqendrushem pritet ta shoqërojë vendin tonë gjatë gjithë kësaj fundjave.

Ora 17:11
Moti i keq me shi dhe erë, pushuesit ‘braktisin’ liqenin e Pogradecit

 

Edhe Pogradeci është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu dhe erë të fortë, aq sa pushuesit ditën e sotme nuk kanë mundur të bëjnë plazh. Por duke qenë se moti i keq nuk do të zgjasë shumë pasi në fillimi të javës pritet një rritje e temperaturave, pushuesit do të vazhdojnë të qëndrojnë në Pogradec për të shijuar pushimet e tyre.

Era e fortë deri në këto momente nuk ka krijuar probleme në qytet apo në fshatra. Në Pogradec gjatë gjithë muajit gusht ambientet akomoduese janë të rezervuara në masën 100%,.

Duket se çmimet e lira dhe shërbimi në qytetin Juglindor ka thithur mijëra turistë vendas dhe të huaj, të cilët kanë zgjedhur Pogradecin si vend për të kaluar pushimet. Sipas të dhënave numri i pushuesve javor të akomoduar shkoi deri në 30000 deri ne 40000 turistë pa llogaritur dhe turistët ditor në këtë qytet..

Edhe në Korçë për shkak të motit të keq është anuluar një prej aktiviteteve tradicionale në fshatin Polenë siç është Festa e Lakrorit e cila do të organizohet fundjavën që vjen.

Ora 10:47
Moti i keq largon pushuesit nga plazhi i Darëzezës në Fier

Moti i keq me reshje shiu dhe vranësira që ka pushtuar pothuajse të gjithë vendin, ka bërë që edhe në Darëzeze, pushuesit të boshatisin plazhin dhe të ndërpresin pushimet e tyre në fundjavën e parë të gushtit.

Plazhi i boshatisur i Darëzezës në Fier, ishte i mbushur me turistë përpara se koha e keqe me vranësira dhe stuhi të mbulonte zonën.

Siç duket edhe nga pamjet, bregdeti i Darëzezës është boshatisur paraditen e sotme në pikun e zezonit turistik.

 

Ora 10:43
Deti sot me dallgë dhe i trazuar, policia e Vlorës apelon: Shmangni lundrimin me mjete turistike! Mund tju rrezikohet jeta

Nisur nga situata meteorologjike që parashikohet për ditën e sotme, sipas së cilës pritet përkeqësim i motit dhe rritje e dallgëve në det, në përmasa të mëdha, të cilat mund të rrezikojnë jetën dhe shëndetin e pushuesve që lundrojnë me mjete lundruese turistike apo argëtuese, Policia Kufitare apelon: Për pushuesit që duan të lundrojnë përgjatë ditës së sotme, me mjete lundruese turistike apo argëtuese, t’i shmangin këto aktivitete pasi deti ka dallgë me përmasa të mëdha që mund të rrezikojnë seriozisht jetën e tyre.

Gjithashtu  apelohen të gjithë operatorët turistikë që përdorin mjete lundruese, të shmangin daljen në det përgjatë ditës së sotme, pasi situata meteorologjike është e pafavorshme dhe mund të rrezikojë jetën e drejtuesve të mjeteve lundruese dhe të shtetasve në bordet e mjeteve, si dhe fundosjen e këtyre mjeteve.

Policia Kufitare e Vlorës dhe Njësia Policore Detare, përgjatë ditës së sotme, kanë kaluar në gatishmëri të plotë dhe do të jenë prezente me shërbime nga toka dhe deti, në funksion të rritjes së sigurisë së pushuesve.

Ora 09:42
Shiu zbraz Shëngjinin në pikun e sezonit turistik

Moti i keq me stuhi dhe reshje shiu zbrazi plazhin këtë fundjave të parë të muajit gusht, e cila përkon dhe me pikun e sezonit turistik.Çadrat dhe shezlonet u mbyllen, ndërsa deti ishte trazuar dhe me dallgëzim të lartë.

Nje pjesë e pushuesve qëndruan në banesa dhe hotele, por nuk munguan as ata që u larguan nga kjo zone turistike.Këtë e dëshmoi dhe trafiku i rënduar në rrugen Shëngjinit por dhe në superstraden Milot-Balldren.

Fluksi i lartë i automjeteve krijoj trafik të rënduar dhe kaos total në lëvizje, ndërsa policia rrugore u vendos në disa pika për të lehtesuar sadopak lëvizjen.

Moti i keq me stuhi dhe reshje të dendura shiu, vjen pas një periudhe të gjatë me temperatura të larta të cilat arriten deri në 40 gradë celsius.

Ndërkohë moti i paqendrushem pritet ta shoqërojë vendin tonë gjatë gjithë kësaj fundjave, duke dhënë impakt mjaft negativ për turizmin pikërisht në pikun e sezonit.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?