Sociale

Reshjet e shiut sjellin probleme në furnizimin me energji elektrike në Lezhë, 15 fshatra në errësirë prej disa orësh

28 Nëntor 2021, 15:34| Përditesimi: 28 Nëntor 2021, 16:26

  • Share

Moti i keq me stuhi dhe reshje shiu të fuqishme ka sjellë problematika në zonën e Lezhës ka probleme në furnizimin me energji elektrike. Report Tv mëson se 15 fshatra kanë mbetur në errësirë prej disa orësh, përkatësisht në të Njësive Administrative Dajç dhe Blinisht.

Shkak i kësaj situate janë bërë defektet e shkaktuara në rrjetin elektrik, ndërsa ende nuk dihet se kur do të fillojë furnizimi me energji elektrike në këto zona.


Lajmi kryesor:

Problematika nga reshjet e shiut, disa zona në Tiranë dhe Daullasi i Fierit pa energji! Përmbyten rrugët në Gjirokastër! Anulohet koncerti për Pavarësinë në Vlorë


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?