Duke filluar nga orët e para të ditës së sotme reshjet e shumta të shiut dhe dëborës në zonat malore kanë pushtuar të gjithë vendin. Si pasojë e defekteve në rrjet, 15 fshatra në njësitë administrative Dajç dhe Blinisht të Lezhës u ‘zhytën’ në errësirë prej disa orësh. Drejtori i OSHEE, Edmir Perndreca bëri me dije se energjia elektrike është rikthyer dhe grupet e punës ndodhen në terren për të riparuar defektet në rrjet.
Disa zona në Tiranë kanë mbetur pa energji elektrike prej disa orësh, siç është lagjja ‘Ali Demi’, zonat tek ‘Porcelani i Vjetër’, Unaza e Re, Yzberishti, bulevardi ‘Migjeni’, Tregu Elektrik, zona tek Burgu i Grave, rrugët ‘Azem Meshi’, ‘Mihal Grameno’ dhe ‘Engjell Mashi’. E njëjta situatë vihet re edhe në Fier, ku fshati Daullas ka shkëputje të energjisë.
Ndërkohë reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa rrugë të lagjeve në Gjirokastër, përmbytje ka pasur edhe në aksin Gjirokastër-Kakavijë, si edhe në zonën e Tregut Industrial.
Reshjet e shiut kanë bërë që të anulohet edhe koncerti i organizuar nga bashkia për festën e Pavarësisë. Po ashtu në qytet janë përmbytur disa rrugë si pasojë e reshjeve. Nga ana tjetër për shkak të detit të trazuar në Vlorë është pezulluar lundrimi për dy ditë rresht, deri më datë 30 nëntor. Ky vendim do të rishikohet në varësi të situatës.
Problematika janë shfaqur edhe në rrugën nacionale Skuraj-Burrel, ku një masiv shkëmbor është shembur në orën 05:00 në afërsi të vendit të quajtur "Sektori C", duke bllokuar qarkullimin e makinave, teksa situata u normalizua pas disa orësh.
Për akset problematike gjatë stinës së dimrit në qarkun e Shkodrës si segmenti Bogë në Qafë-Thorë dhe në Theth. Kryebashkiakja Voltana Ademi njofton se janë në gatishmëri të për tu ardhur në ndihmë banorëve të zonave ku ka vështirësi në qarkullim.
Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytje të rrugëve në Vlorë dhe në disa akse të qytetit, duke krijuara vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në rrugën 'Albana Romina', në rrugën pranë Portit, në zonën e Lungomares, zona tek bibloteka, të cilat janë prej disa orësh nën 'pushtetin e shiu'.
Reshjet e shiut po ashtu kanë bërë që bashkia e Vlorës të anulojë koncertin që kishte parashikuar të zhvillonte me rastin e Festës së Pavarësisë.
'Te dashur qytetare! Me keqardhje ju njoftojmë se per shkak te kushteve jo te mira te motit dhe te furtunes kemi qene te detyruar te anullojme koncertin e parashikuar per t'u zhvilluar ne oren 18.00. Faleminderit per mirekuptimin!'- njofton bashkia.
Për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin, Policia iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të lëvizin me shpejtësi të ulët në mënyrë që të shmangen aksidentet.
“Për shkak të motit të keq, ku në disa akse rrugore ka prezencë të ujit në rrugë, në disa segmente rurale ka rënie dheu e gurësh dhe prezencë të mjegullës, Shërbimet e Policisë Rrugore në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve të Policisë në qarqe, po marrin masa për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe vijueshmërinë e qarkullimit të automjeteve.
Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes, të qarkullojnë me shpejtësi të ulët, të vendosin rripin e sigurimit, të mos kryejnë për asnjë arsye parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të tregohen të vëmendshëm dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë dhe të autoriteteve të tjera shtetërore për rastet e bllokimit të rrugëve apo devijimin e lëvizjes.
Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë në gadishmëri të plotë dhe prezent në të gjitha akset rrugore, për t'iu ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve në nevojë.
Për çdo rast shërbimi i Policisë Rrugore është në gatishmëri për të siguruar rrjedhshmërinë e trafikut dhe dhënien e ndihmës automobilistike dhe në këtë kuadër Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm”, njofton Policia.
Reshjet e dendura të shiut kanë sjell problematika edhe në qytetin e Gjirokastrës. Mësohet se rrugët në disa lagje janë përmbytur nga uji, si edhe aksi Gjirokastër-Kakavijë. Përmbytje ka pasur edhe në zonën e Tregut Industrial.
OSHEE ka reaguar në lidhje me problemet me energjinë elektrike në disa zona të Tiranës.
'Si pasojë e motit të keq, me stuhi ere dhe reshje shiu intensive, janë shfaqur defekte në rrjetin e shpërndarjes në qytetin e Tiranës.
Konkretisht: Fideri C6 Nst/Traktora, zona pa energji tek Tregu Elektrik, rruga “Zonja Curre”, Zona e “Ali Demit”; Fideri c4 Nst./Traktora zona pa energji tek Porcelanin i Vjetër Fideri F18 Nst./
Kashar zona pa energji Unaza Re, zona pranë Yzberishtit. Grupet e OSSH #Tiranë janë në terren dhe po punojnë për riparimin sa më shpejt të defektit dhe rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët.'-njofton OSHEE.
Për shkak të motit të keq edhe në kryeqytet ka shkëputje të energjisë elektrike. Mësohet se disa zona, siç është lagjja "Ali Demi", Tregu Elektrik apo në rrugën "Mihal Grameno" kanë mbetur pa drita.
Përkeqësimi i motit dhe deti me dallgë kanë sjellë pezullimin e lundrimit detar në Vlorë. Mësohet se për shkak të këtyre kushteve të motit, lundrimi do të jetë i pezulluar deri në datën 30 nëntor. Ndërkohë parashikohet qe sot dhe nesër të ketë stuhi dhe reshje te dendura shiu në rajonin e jugut
Moti i keq me stuhi dhe reshje shiu të fuqishme ka sjellë problematika në zonën e Lezhës ka probleme në furnizimin me energji elektrike. Report Tv mëson se 15 fshatra kanë mbetur në errësirë prej disa orësh, përkatësisht në të Njësive Administrative Dajç dhe Blinisht.
Shkak i kësaj situate janë bërë defektet e shkaktuara në rrjetin elektrik, ndërsa ende nuk dihet se kur do të fillojë furnizimi me energji elektrike në këto zona.
Qarkullimi në rrugën nacionale Burrel - Skuraj është bërë me vështirësi që prej orës 5 të mëngjesit të sotëm.
Një masiv shkëmbor është shembur në afërsi të vendit të quajtur "Sektori C", duke bllokuar fillimisht totalisht qarkullimin e automjeteve.
Shembja e masivit shkëmbor krijoi një varg të gjatë automjetesh që lëviznin në drejtim të Tiranës dhe Burrelit. Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka menaxhuar trafikun, ndërsa një mjet tip fadrom po punon për heqjen e gurëve.
Në ditët me shi ky aks rrugor bëhet gjithmonë problematik për shkak të rënies së gurëve pasi i mungojnë rrjetat mbrojtëse në shpatin e malit.
Shpirtat lëvizin poshtë,lartë kurse shkalltë e Sojit jesin të njejta,jeta po vazhdo,Prindët e mi kan rilindur,qfar mrekullie tani jan ma tri se unë
PërgjigjuPo normale ne vlore vetem show funksionon se te tjerat jam cop cop
PërgjigjuHa arapash qe mos te jesh cope cope
Hajdeni shikojeni Shkodren me nje shi u ba si Venecia.
Përgjigju