Sociale

Probleme me energjinë elektrike në disa zona të Tiranës, reagon OSHEE: Ka defekt, po punojmë për riparimin sa më të shpejtë

28 Nëntor 2021, 18:16| Përditesimi: 28 Nëntor 2021, 18:22

  • Share

1622715772_OSHEE1590x354.jpg

OSHEE ka reaguar në lidhje me problemet me energjinë elektrike në disa zona të Tiranës.

'Si pasojë e motit të keq, me stuhi ere dhe reshje shiu intensive, janë shfaqur defekte në rrjetin e shpërndarjes në qytetin e Tiranës.

Konkretisht: Fideri C6 Nst/Traktora, zona pa energji tek Tregu Elektrik, rruga “Zonja Curre”, Zona e “Ali Demit”; Fideri c4 Nst./Traktora zona pa energji tek Porcelanin i Vjetër Fideri F18 Nst./

Kashar zona pa energji Unaza Re, zona pranë Yzberishtit. Grupet e OSSH #Tiranë janë në terren dhe po punojnë për riparimin sa më shpejt të defektit dhe rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët.'-njofton OSHEE.


Lajmi kryesor:

Problematika nga reshjet e shiut, disa zona në Tiranë dhe Daullasi i Fierit pa energji! Përmbyten rrugët në Gjirokastër! Anulohet koncerti për Pavarësinë në Vlorë


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?