Kronikë

Vlorë/ Motori del nga rruga te 'Pusi i Mezinit', përplaset me dy shtylla, vdes 19-vjeçari dhe një i mitur (EMRI+VIDEO)

1 Qershor, 14:19| Përditesimi: 1 Qershor, 19:52

  • Share

Vlorë- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Vlorë te "Pusi i Mezinit", me pasojë një 19-vjeçar të vdekur dhe një 16- vjeçar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:40, në rrugën nacionale Vlorë-Fier, pranë një karburanti në rrugën "Demokracia", kur një motomjet tip ‘Piaggio’, me targa AK653, ka humbur kontrollin dhe si pasojë kanë dalë jashtë rruge. Viktimat janë identifikuar si Luan Llanaj dhe i mituri 16 vjeçar që humbi jetën në spital.

Sipas informacioneve, mjeti është përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike dhe më pas me një shtyllë tjetër druri, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe pasoja të rënda për personat në të.

Si pasojë e përplasjes, fatkeqësisht, të dy personat nuk kanë mundur që t'u mbijetojë plagëve dhe kanë ndërruar jetë, njëri prej tyre në vendngjarje dhe tjetri në spital. 

"Në rrugën “Demokracia”, pranë vendit të quajtur “Pusi i Mezinit”, dy shtetas duke udhëtuar me një motomjet, dyshohet se kanë humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.  Në vijim të aksidentit të ndodhur sot, në rrugën “Demokracia”, ju informojmë se shtetasi L. Ll., 19 vjeç, i cili ndërroi jetë në vendngjarje, ka qenë drejtuesi i motomjetit. Gjithashtu, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në Spitalin e Traumës edhe shtetasi i mitur T. M., 16 vjeç, i cili udhëtonte si pasagjer”, bëri me dije paraprakisht policia vendore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në humbjen e kontrollit të mjetit. 

Përplasja ka qenë aq e fortë, sa jo vetëm motori është bërë copash, por një nga personat që udhëtonte në të ka humbur edhe atletet që kishte veshur, siç duket edhe nga pamjet  e siguruara nga Report Tv.

A.Q/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Bëri mirë Berisha që akuzoi Shqipërinë si narkoshtet në samitin e PPE?