Jose Mourinho

Sport

Mourinho kritik për përvojën te Fenerbahce: Gabova, nuk ishte në nivelin tim kulturor

19 Shtator, 11:06| Përditesimi: 19 Shtator, 11:07

  • Share

Jose Mourinho, i prezantuar së fundmi si trajneri i ri i Benficas, ka folur hapur për periudhën e tij te Fenerbahce, duke e cilësuar si një zgjedhje të gabuar në karrierë.

Në konferencën për shtyp, portugezi pranoi se aventura në Turqi nuk përputhej me standardet e tij profesionale.

“Karriera ime ka qenë e pasur, kam trajnuar klubet më të mëdha në botë në vende të ndryshme. Kisha një mundësi të gabuar. Bëra një gabim që shkova te Fenerbahce. Nuk ishte niveli im kulturor, as niveli im i futbollit. Por sigurisht dhashë gjithçka deri në ditën e fundit", tha ai.

Mourinho u ndal edhe te mënyra se si klubi turk menaxhoi skuadrën, duke theksuar mospërputhjen me idetë e tij taktike.

“Doja të luaja me katër lojtarë në mbrojtje, por klubi bleu pesë lojtarë për një ditë pasi u largova. Ishte e pamundur të zbatoja vizionin tim kur skuadra kishte shtatë mbrojtës qëndrorë dhe vetëm një mbrojtës krahu”, tha 62-vjeçari.


Lajmi kryesor:

Mourinho rikthehet pas 25 vitesh, prezantohet si trajner i Benficas: S’u mendova dy herë


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?