Real Madrid 2-1 Bayern Munich, minuta e 12-të shtesë nga 9-të të akorduara. Në aksionin e fundit të ndeshjes një pasim nga mesi i fushës për bavarezët jepet pozicion jashtë loje, edhe pse UEFA e thotë qartë se aksioni duhet të vijojë deri në fund dhe më pas është VAR që vendos nëse gjithçka është ose jo e rregullt.
Në këtë moment të dyshimtë, disa nga ish-arbitrat e FIFA-s kanë dhënë mendimin e tyre duke thënë se loja duhet të vijonte dhe polaku Marchiniak s'kishte pse të fërshëllente.
Me ndaljen e lojës edhe mbrojtësit e Real Madrid u ndalën dhe më pas topi i mbetur në zonë u dërgua në rrjetë nga de Light, teksa dueli do duhej të shkonte në shtesë nëse goli do quhej i rregullt.
Ish-gjyqtari spanjoll, Iturralde Gonzales i cili është moviolisti i “AS” dhe i “SER” tregon se nuk mund të flasim për gol të anulluar.
“Ky është një aksion ku nuk shihet qartësisht nëse është apo jo pozicion jashtë loje. Por nuk mund të flasim për gol të anuluar, pasi asistenti çon flamurin dhe gjyqtari vërshëllen para se topi të shkojë në portë", tha ai.
Fakt është se polaku që ishte arbitër në finalen e Botërorit "Katar 2022" nuk duhet të fërshëllente as me ngritjen e flamurit nga asistenti i tij dhe loja duhet të vijonte, me VAR që do vendoste për pozicionin e lojtarëve të Bayern Munich. Edhe njëherë Real Madrid bëhet lajm për favorizime nga arbitrat në Evropë.
Ra bilbili para se me gjujt topin . U nal loja ai e gjujti e hyni gol. Gabim esht qe i ra bilbilit . Po mos ti binte zdo hyte gol
PërgjigjuE pe në ëndërr që nuk do hynte