Nesër nis muaji i Ramazanit/ Kreu i KMSH: Iftaret e përvitshme le t'i dërgojnë në ndihma për familjet në nevojë

23 Prill 2020, 15:14| Përditesimi: 23 Prill 2020, 15:40

  • Share

TIRANË- Pandemia e koronavirusit është një sprovë e vërtetë për besimtarët myslimanë në mbarë botën. Ky muaj i begatë vjen në një atmosferë ndryshe, ku do të mungojnë përqafimet mes njëri-tjetrit, pa namaze në xhami, iftare të përbashkëta dhe takime vëllazërore.

Muaji i Ramazanit është muaji i durimit, i dashurisë dhe ky është mesazhi më i fortë që vjen në këto ditë të vështira, kur vendi është prekur nga COVID-19. Një ditë përpara se të nis muaji i Ramazanit, kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu ka uruar besimtarët në të gjithë vendin. "Pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi”, thotë Spahiu dhe këtë kohë duhet të shfrytëohen sa më mirë duke ndenjur pranë familjarëve, teksa ka vetëm një kërkesë për besimtarët, që iftaret e përvitshme le t'i dërgojnë në ndihma për familjet në nevojë.

Mesazhi i plotë
"Të nderuar besimtarë, nesër, më 24 prill fillon Muaji i Bekuar i Ramazanit. Kam kënaqësinë dhe nderin të uroj në emrin tim personal dhe ne emrin e institucionit qe përfaqësoj të gjithë besimtarët mysliman nga Shqipëria, trevat shqiptare, diaspora dhe më gjerë: Gëzuar muajin e begatë të Ramazanit. Jemi mësuar që Ramazanin ta presim me namzain e teravive, me përqafimet vëllazërore, me lutjet e përbashkëta krah në krah, por këtë Ramazan po e presim me një atmosferë ndryshe. Situata e krijuar nga Covid-19 na ka detyruar që Ramazanin këtë vit ta përjetojmë kryesisht brenda një rrethi të ngushtë dhe familjar. Me shpresën dhe lutjet që tubimet për teravi, namaze nate dhe përjetimi i këtij muaji në xhemat të kthehet sa më shpejt.

Feja Islame i ka dhënë një rëndësi të madhe xhematit, adhurimeve të përbashkëta në grup, por Allahu i ka dhënë mundësinë njeriut që ta adhurojë Atë edhe individualisht. Kjo vlen edhe për Ramazanin. E nisim këtë muaj me sihariqin që Allahu na jep në Kuranin famëlartë në suren Inshirah ku thuhet: “E, pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi”. Muaji i Ramazanit është muaji i durimit, i lutjes, i Kuranit, i bujarisë, është muaji i dashurisë, vlerave njerëzore, respektit dhe dorëzimit ndaj Krijuesit. Gjatë këtij muaji të rizgjojmë ndjenjat e bukura, të ndezim shpresat, të pastrojmë ndërgjegjet dhe të lutemi sa më shumë, sepse mëshira e Zotit në këtë muaj është e pakufishme.

Të nderuar besimtarë, situata në të cilën jetojmë na ka detyruar të qëndrojmë më shumë në shtëpi dhe të kalojmë një kohë më të gjatë, me fëmijët tanë, më bashkëshortet dhe me prindërit. Le ta shfrytëzojmë këtë kohë për të kaluar më shumë kohë produktive me fëmijët, t’ju mësojmë atyre bukuritë e besimit tonë, t’ju mësojmë librin e Zotit dhe të krijojmë një ambient ku ata të kënaqen. Bashkëshortët të jenë mbështetje për njëri-tjetrin. Gjithashtu për të gjithë ata që jetojnë bashkë me prindërit të shtojnë sjelljet e mira ndaj tyre, fjalët e ëmbla dhe të bukura. Mos t’i harrojmë ajetet Kuranore dhe hadithet e Profetit Muahmed a.s mbi respektin dhe sjelljet ndaj prindërve.

Të nderuar besimtarë, mos të harrojmë gjatë këtyre ditëve edhe ata të cilët kanë nevojë për ndihmën tonë. Iftaret tona të përvitshme le ti kthejmë në ndihma për familjet në nevojë.

Të nderuar motra dhe vëllezër, Ramazani është një ftesë hyjnore e përvitshme drejt njohjes së përgjegjësive tona në raport me Zotin, me veten, familjen, të afërmit dhe shoqërinë. Ne kemi nevojë të pendohemi për gabimet tona, dhe kur jemi agjërueshëm është momenti i duhur ti kërkojmë Zotit falje. Të nderuar vëllezër dhe motra besimtare, kudo që gjendeni, lus Allahun të na e pranojë agjërimin, adhurimet dhe veprat e mira, ky muaj na sjelltë begati, mirësi, paqe në familjet tona, dhe në mbarë shoqërinë. Lus Zotin që kjo situate e krijuar nga Koronavirusi të largohet sa më shpejt dhe të rikthehemi sërish tek përjetimi i namazeve në xhami, iftareve të përbashkëta dhe takimeve vëllazërore.

Kalendari i Ramazanit për vitin 2020

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • edi: 23/04/2020 17:50

    Rrofte hoxha se po mund Corona Virus Do ti shpie Iftaret tek njerezit me pervoje Por pyetja eshte nga erdhi Corona Virus Pse se ndaloi Zoti babai i hoxhallareve dhe prifterinjve ,Po termetet pse si ndali Po cfare ndal Zoti dhe cfare nuk ndal THIS IS A BIG QUESTION. KAME KALUR 80 VJEC DHE KAM PARE SHUME QAMETE .Zoti thote ju ndihmoj .por se pari ndihmo vehten Pergjigja eshte Profetike

    Përgjigju
  • Tosi: 23/04/2020 17:31

    Mire ky qe jep udhezime per besimtaret e vet po kryegjyshi i kulmakut mond bektagjiu cfare donte dje kur jepte udhezime se bektagjinjte nuk agjerojne , bile ketu ato ndahen nga muslimanet, ato nuk hane kos per nje muaj gjate dites por uje dhe dhalle pijne gjate gjithe dites. Nuk hane mish qengji por mish vici dhe pule hane. Por ama diten e Bajramit te paret i turren bakllavase, dhe byrekut dreken e Bajramit. Dervishet gjithe kohen e ramazanit hane pula por jo kos dhe gjalpe gjate dites dhe meren merren me sherimin e semundjeve te hallegjinve . Sidomos kane shume sukses ne sherimin e grave qe nuk lindin femije. 9 nga 10 gra qe shkojne tek dervishi per probleme lindje se nuk bejne femije , mbas dy javesh mbeten shtatezena dhe pas 9 muajsh behen me femije. Kete e kane mos te jua hame hakun.

    Përgjigju
  • Vlore: 23/04/2020 15:42

    Si ka mundesi pa mjeker ky? I bie qe prifti Janulle te jete taleban.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?