Nga një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, ish Myftiu i Tiranës Ylli Gurra kërkon që të hapen xhamitë në zonat që nuk kanë asnjë të infektuar nga koronavirus, së paku për lutjen e së premtes. Ai thotë se nuk do të përbënte rrezik nesë në këto zona, duke respektuar masat dhe distancimin social, të kryhej gradualisht lutja e së premtes në xhami, në një kohë kur nis dhe Muaji i Shenjtë i Ramazanit.
“Unë bëj thirrje të respektohet në detaje udhëzimi mjekësor, masat e marra nga qeveria shqiptare. Përjashtuar zonat që janë më të prekura, apeli im është që, thirrja e përzemërt e imja do të ishte që në xhamitë që nuk janë në zonën e kuqe, ( janë disa raste që falë Zotit nuk kanë asnjë rast të infektuarish) në këto zona me masa, ndoshta në qytete me më shumë kujdes, por fillimisht në qyteza e zona rurale me dezinfektim, maska e doreza, të falej, të kremtohej rituali i së premtes që janë gjithsej pesë të tilla gjatë Muajit Ramazan. Pastaj hap pas hapi, (nuk dua të lexohet si favorizim për muslimanët) por e bëj këtë thirrje të përzemërt dhe të sinqertë duke qenë se këto zona pas 40 ditësh janë pa të infektuar, duke respektuar masat që u thanë më sipër dhe me respektim të distancës brenda objekteve të kultit, për 30-35 minuta për ritualin e të premtes.” shprehet Gurra.
Lajmi kryesor:
Mbyllja e objekteve fetare të kujton vitet ’60, Ish Myftiu Ylli Gurra: Të hapen xhamitë në vendet që nuk janë 'zonë e kuqe'
D.M./ReportTv.al