Shëndeti

'Muaji rozë', Ministria e Shëndetësisë vijon sensibilizimin për gratë dhe vajzat

10 Tetor 2021, 12:58| Përditesimi: 10 Tetor 2021, 13:00

  • Share

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në kuadër të fushatës së ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit, nga Selenica e Vlorës, i’u ka bërë thirrje të gjitha grave të kryejnë ekzaminimet në kohë për parandalimin dhe kapjen e hershme të kancerit të gjirit.

"Eshtë një muaj ndërgjegjësimi për të gjitha gratë që ende nuk e kanë kryer kontrollin periodik të gjirit apo mamografinë për t’u paraqitur pranë spitaleve rajonale apo në Tiranë në Spitalin Universitar ‘Nënë Tereza’, në poliklinikën qendrore për të kryer sa më shpejt mamografinë. Por nga ana tjetër nëpërmjet dy mamografive të lëvizshme ne jemi në të gjithë Shqipërinë, sipas një kalendari të përcaktuar, për të kryer mamografinë afër vendbanimit. Sot jemi në Selenicë bashkë me strukturat tona të kujdesit shëndetësor, për të ftuar të gjitha gratë sipas planit individual të përcaktuar nga mjeku i familjes, për kryerjen e kontrollit periodik të gjirit", tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë u ka kërkuar mjekëve të familjes të bëjnë planifikime rigoroze për grupmoshat e përcaktuara për kryerjen e mamografisë, jo vetëm në muajin tetor.

"Është e rëndësishme për të theksuar që tashmë e kemi plotësuar të gjithë rrjetin e spitaleve rajonale me mamografi. Ajo çfarë kërkohet dhe i kërkohet struktuarave të kujdesit shëndetësor, mjekëve të famijles, është palnifikimi rigoroz për çdo grua për të kryer kontrollin periodik por gjithashtu edhe për të kryer ekzaminimin nëpërmjet mamografive", tha Manastirliu.

14 njësi mamografie fikse dhe dy njësi të lëvizshme janë në dispozicion të grave afër vendbanimit, nga mëngjesi në mbrëmje, me orar te zgjatur, gjatë tetorit rozë, në këtë muaj ndërgjegjësimi për luftën kundër kancerit të gjirit. Njësitë e lëvizshme të mamografisë gjatë muajit tetor do të jenë të shpërndara sipas kalendarit në këto zona: 4 –10 Tetor në Gramsh dhe Selenicë; 11-15 Tetor në Pogradec dhe Mallakastër; 18-22 Tetor në Prrenjas dhe Krujë;  25-29 Tetor në Librazhd dhe Has.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?