Multivitaminat si sfiduese të plakjes, shtohen përdoruesit, katërfishohen importet drejt Shqipërisë! Nutricionistja për Report Tv: Kini kujdes nga efektet anësore

19 Mars 2023, 08:50| Përditesimi: 19 Mars 2023, 09:06

  • Share

Ndërsa popullsia po plaket, qytetarët po tentojnë në çdo mënyrë të kenë një trajtim shëndetësor më të kujdesshëm duke përdorur madje dhe në tepricë multivitamina shtesë duke kompensuar kështu mungesat e vlerave ushqimore në përditshmëri.

Të dhënat nga dogana tregojnë se shifrat e importeve të vitaminave, mineraleve dhe suplementeve ushqimore janë katërfishuar në vitin e fundit të raportimit. Vetë qytetarët e pyetur nga Report Tv e pohojnë se multivitaminat i përdorin shpesh edhe me tepri, duke i parë si sfiduese të plakjes.

“Po kam marr multivitamina se është dhe mosha. Psh unë tani në sezonin dimëror kur është ftohtë marr vajin e peshkut. S’është e nevojshme që vajin e peshkut të ma rekomandoj mjekja.”

“Marr gjithmonë ose në farmaci ose m’i kanë sjellë. I ka marr vëllai në Amerikë me emrin e tij. Ato që m’i ka sjell vëllai me 60-90 kokrra i kam piri ka sjell vëllai me 60-90 kokrra i kam pirë dhe më kanë mbaruar.”

“Tashi na gënjejnë ata dhe e pijmë nga një që të na bëjnë mirë. Përdor ato që janë me zink e kalcium”

Për nutricionisten Arlinda Garuci marrja e vitaminave pa recetë, ashtu si edhe ilaçet mund të shkaktojë dëme.

“Të bëhet një monitorim përpara, të shikohet nëse ka një insufiçencë të vitaminave apo mineraleve dhe pastaj të merret integratori i duhur. Është aq shqetësuese sa ato janë në insufiçencë, pra nëse ne kemi një lodhje psikofizike apo rënie flokësh, na duhet magnez, na duhen vitaminat e grupit B apo kemi imunitet të lodhur e njëjta gjë është edhe kur ato merren më shumë se norma dhe japin shqetësime të tjera.” -tha  Arlinda Garuci , nutricioniste.

Nutricionistja rekomandon konsulta paraprake me specialistët për masën e përdorimit ose jo të multivitaminave.

“Duhet të jemi të kujdesshëm se google nuk është as mjek, as nutricionistë që ne t’i bëjmë diagnoza dhe të marrim integrator apo t’i bëjmë dieta vetes, ndërkohë nga pikpamja nutricionale nëse ne kemi një regjim ushqimor të mirëpërcaktuar  dhe të mirëekuilibruar që do të thotë me vlera ushqyese të duhura , ne nuk kemi teorikisht nevojë që të plotësojmë vlerat ushqyese në vendin tonë me suplemente.”-tha Arlinda Garuci, nutricioniste.

Përdorimi masiv i multivitaminave ka nisur si fenomen që nga periudha e pandemisë, si një mënyrë për parandalimin e komplikacioneve shëndetësore.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?