Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit një video në rrjetin social Tik Tok ku shfaqet e përlotur dhe e prekur nga ngjarja e rëndë në Kosovë ku një e mitura 11-vjeçare u përdhunua nga disa burra. Artistja shprehet e frustruar me komentuesit të cilët i japin të drejtë abuzuesve duke i justifikuar me mënyrën si vishen dhe kërcejnë vajzat.
“Ju lutem të gjithëve ju që jeni duke paragjykuar, as nuk e kisha menduar se do e regjistroja veten në këtë gjendje. Por po emocionohem, po bëhem nervoze, se këto janë çështje shumë serioze dhe kur i shoh disa komente absurde bëhem shumë nervoze…”-thotë ajo në video duke u përlotur.
Ndërkohë përbri videos shkruan:
“Unë po vuaj të them edhe fjalët që dua të them, sa e nervozuar, e trishtuar jam! Ndaloni këto dreq “Shiko si po visheni? Po nxirrni këngë seksi? Po dridhni b*thët në clube” Nuk ke të drejtë të marrësh çfarë nuk është e jotja dhe pikë.”
“Kini kujdes. Ne jemi njerëz me ndjenja dhe të drejta. Mund të isha unë? Ti? Motra jote? Mamaja jote!”- shkruan mbi video këngëtarja e përlotur.
Lajmi kryesor:
Kosovë/ Abuzuan seksualisht me 11-vjeçaren, burg 4 autorëve! Dëshmia e të miturës: Isha në park, më mbyllën gojën kur po bërtisja
G.MO//ReportTv.al