Edi Rama

Politikë

‘Mund të vinë ata që dogjën redaksitë e gazetave dhe që vranë në bulevard’/Rama shigjeton opozitën: Nuk do i themi BE-së që kemi një kënetë këtu, edhe po numëroj bretkosat

18 Mars, 17:15| Përditesimi: 18 Mars, 21:00

  • Share

1742314627_edirama.JPG

Kryeministri Edi Rama nga takimi me socialistët e Qarkut të Beratit, ku ka prezantuar kandidatët për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, ka sjellë në vëmendje disa ngjarje të së shkuarës. Rama tha se rëndësia e Shqipërisë për t'u futur në BE është garancia individuale sipas tij.

Nga ana tjetër Rama ka kujtuar dhe ngjarjet kur qeveriste Berisha, duke e lidhur me ngjarjet e djegies së redaksisë Koha Jonë dhe vrasjen e ndodhura në 21 Janar 2011.

'Nuk mund të humbin ne tani asnjë minutë dhe nuk mund të çorientojmë gjithë procesin e negociatave, qoftë edhe për dy muaj apo për tre muaj se ikën. Ne e kemi kalendarin javë për javë dhe të gjitha punët janë aty që duhet të mbarojnë dhe negociatat do të mbyllen në 2027. Është e jashtëzakonshme. Ja u thashë, ne i kemi filluar ato në tavolinë jemi ulur vjet. Serbia është ulur në 2014, Mali i Zi është ulur në 2012, Maqedonia është bërë kandidate në 2005. Janë të gjithë mbas nesh tani. Tani ca do ti themi ne BE-së, dali tani se ne kemi një kënetë këtu që ata vdesin të lahen. Vdesin për atë ujin këtu të kënetës edhe tani prisni pak ju të shohim, se do numërojmë bretkosat. Në aspektin e përbashkët, futja në BE është fundi, i një historiku të vazhdueshëm të humbjes së lirisë individuale me të cilën Shqipëria, me të cilën shqiptarët kanë jetuar gjithë jetën. Hajde njëri, hajde tjetri, tek regjimet e ndryshme deri dhe tek ‘demokratura’ më pas me bufin e kënetës. Ti thua jam në demokraci, vjen burri huaj dhe i vë flakën një redaksie gazete, rreh rrugëve dhe i lë për të vdekur njerëzit që mendojnë ndryshe, hap dritaren e zyrës gjuan dhe vret protestues.'-tha Rama


Lajmi kryesor:

Rama nga Berati mesazh kryebashkiakëve: Punoni për PS, pa ndërhyrë në garën mes kandidatëve! Dumani meriton respekt, bufi thotë do ‘kullufis’ SPAK! Listat i ktheu në ‘bunker’


H.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?