Mungesa e bashkëpunimit me opozitën, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së! Është fillimi i fundit, do na duhet ca durim

23 Tetor, 16:43| Përditesimi: 23 Tetor, 16:54

  • Share

 

Kryeministri Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me presidenten e Komisionit Europian, Von der Leyen iu përgjigj pyetjes së gazetares së Report Tv, Raziela Myslimaj lidhur me bashkëpunimin e munguar me opozitën për ecurinë drejt BE-së.

Rama theksoi se nëse nuk ka një dyshe për tango, atëherë ka vetëm një muzikë të BE-s. Më tej, kryeministri bëri edhe një deklaratë disi 'të mistershme' kur shtoi je jemi në fillimin e fundit të një historie shumë të gjatë për të cilën  duhet durim.

'E vërtetë! Por duhen dy për një tango, kështu që nëse nuk ka një dyshe për një tango atëherë ka vetëm një muzikë që është muzika e BE-së. Është shkruar në mijëra partitura me detyra konkrete, me afate konkrete, me monitorim shumë të imtësishëm dhe patjetër, do ishte shumë mirë që edhe në aspektin që pyetët të ndodhte ashtu por nga ana tjetër ne nuk mund të qëndrojmë në vend dhe të vajtojmë këtë situatë.

Por duhet të vazhdojmë përpara dhe të bëjmë detyrat dhe siç e ulëm Shqipërinë në tryezën e negociatave ta ulim në tryezën e KE si vend anëtar. Kam shumë besim që më herët se sa vonë kur ende do jemi rrugës edhe kjo që ju sollët në vëmendjen që BE krejt normalisht e pretendon nga çdo vend që do të futet në shtëpinë e përbashkët do të ndodhi. Është fillimi i fundit të një historie shumë të gjatë, dhe një histori e re do filloj edhe në këtë aspekt. Do na duhet ca durim.'


Lajmi kryesor:

Von der Leyen në Tiranë: Zgjerimi përparësi! Nëse vijojmë siç duhet në 2025 hapim të gjithë grup kapitujt! Shqipëria merr 920 mln euro! Rama: Të vendosur t'ia dalim


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?