Von der Leyen në Tiranë: Zgjerimi përparësi! Nëse vijojmë siç duhet në 2025 hapim të gjithë grup kapitujt! Shqipëria merr 920 mln euro! Rama: Të vendosur t'ia dalim

23 Tetor, 07:17| Përditesimi: 23 Tetor, 20:37

  • Share

TIRANË-  Një javë pasi BE çeli negociatat për grup kapitujt e parë me Shqipërinë, Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen e vizitoi sot Tiranën me një plan ambicioz. Garantoi se zgjerimi i BE-së do të jetë prioritet dhe në mandatin e saj të ardhshëm dhe vlerësoi Shqipërinë për rrugëtimin dhe realizimin e reformave që ndihmuan të jetë sot këtu ku është.

Duke e vënë theksin në përparimin e reformave, e veçanërisht të asaj në drejtësi, Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen shmangu një koment për arrestimin e Ilir Metës, politikanit që në 34 vite mbajti postet më të rëndësishme të shtetit shqiptar.

"Unë nuk do të bëj komente për procedime gjyqësore. Ne bashkëpunojmë me Shqipërinë dhe punojmë për reformën gjyqësore, por kjo nuk ka të bëjë me çështje individuale.”

Në të njëjtën linjë, edhe kryeministri Edi Rama, që në reagimin e parë për arrestimin e Ilir Metës, herë bashkëpunëtor e herë kundërshtar, tha se fjalën e ka drejtësia.

 “Qysh se ne e kemi nisur reformën në drejtësi dhe ajo ka filluar të zbatohet, as unë dhe as forca politike që un udhëheq, nuk bën komente për çështje që i takojnë drejtësisë. Kur ndodh që çështjet të përmbyllen, mbase në ndonjë rast ia vlen të bëhet edhe ndonjë koment, sidomos kur vihet në vend drejtësia lidhur me fenomene katastrofike për shoqërinë, siç është shpifja. Për rastin konkret është tipikisht një rast që i takon vetëm drejtësisë.

 Në vizitën e parë që pas çeljes së negociatave javën e shkuar në Bruksel, Von Der Leyen tha se Shqipëria po tregon vizion në plotësimin e reformave, ndërsa tha se brenda 2025 të gjithë grup-kapitujt mund të hapen.

"Të jeni të sigurtë që zgjerimi do të vijojë të jetë përparësi dhe në mandatin tim të ardhshëm. Ne i kemi të gjithë mekanizmat në dispozicion, megjithatë duhet bërë punë e mirë. Ju dhe ekipi juaj keni bërë një punë të shkëlqyer për axhendën e reformave. Tani duhet të nisim edhe me parafinancimin prej 64 mln eurosh deri në fund të vitit. Cilësia e planit të reformave është e mirë. Gjithsej Shqipëria do të marrë më shumë se 920 mln euro nga plani i rritjes"

Sukses që vjen si rrjedhojë e shumë e shumë viteve me shumë punë, por edhe përkushtimi për këtë objektiv të përbashkët dhe ju keni treguar vizion, durim dhe këto gjëra po tregojnë tashmë rezultatet e tyre.

Procesi varet nga meritat e cdo vendi. Është e rëndësishme të shikoni rezultatin e punës. Gjërat kanë ecur shpejt dhe nëse vijojnë sic duhet ne ndoshta do të hapim të gjithë grup kapitujt deri në fund të vitit të ardhshëm. Plan ambicioz prandaj të mos ketë një datë dhe ky proces varet nga merita e cdo vendi” tha Von der Leyen.

Nga ana e tij kryeministri Edi Rama i uroi mirëseardhjen presidentes së KE-së në vendin më pro BE-së në Europë dhe shprehu synimin e integrimit të Shqipërisë brenda 2030.

Shqipëria është një vend që gdhihet në mëngjes dorë për dore me Bashkimin Europian dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ecën çdo ditë krah për krah me aleatët e vet strategjike dhe në fund të ditës dëgjon vlerësimet e tyre, merr rekomandimet e tyre dhe të nesërmen rizgjohet për të vazhduar të ecë.

Jemi shumë të vendosur tia dalim. Janë një sërë detyrash, Janë mijëra! Detyra që duhet të përkthehen në ligje, akte nënligjore por dhe në prova të zbatimit. Ne shqiptarët jemi të ndarë në pothuajse në çdo gjë. ...Por ka një gjë që shqiptarët nuk kanë asnjë debat, që vendi ynë, Shqipëria është në BE dhe që e ardhmja e fëmijëve tanë duhet të ndërtohet në BE dhe nëse ka një mision të të gjithë shoqërisë, gjitha partive është të kontribuojë që kjo gjë të ndodh sa më shpejt" tha Rama në konferencën e përbashkët për median me presidenten e KE-së.

E kur bëhet fjalë për integrimin, Edi Rama ka përballë edhe një tjetër sfidë. Atë të gjetjes së gjuhës së bashkëpunimit politik me opozitën, e cila teksa në Tiranë flitet për negociatat me BE, protestonte në Strasburg për të drejtat e mohuara nga qeveria shqiptare. Këtë panoramë, Rama e komentoi kështu

Duhen dy për një tango, thotë një fjalë. Kështu që, nëse nuk ka një dyshe për një tango, atëherë ka vetëm një muzikë që është muzika e be. Është fillimi i fundit të një historie shumë të gjatë dhe më herët sesa vonë një histori e re do të fillojë dhe në këtë aspekt. Unë jam i bindur për këtë, por do të na duhet edhe ca durim.

Pyetur nga Report Tv mbi ngërçin e krijuar për kampin e refugjatëve në Gjadër, funksioni i të cilit është pezulluar pas vendimit të Gjykatës europiane dhe asaj të Romës, Von der Leyen tha se marrëveshja po monitorohet:

"Që prej fillimit, ne kemi qenë tejet të qartë, që ne po monitorojmë zhvillimet në lidhje me këtë marrëveshje, por që kjo është një marrëveshje dy palëshe për të cilën bëhet fjalë, pra ne nuk bëjmë komente për të, por monitorojmë zhvillimet e kësaj marrëveshjeje'

Vizita në Tiranë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen nisi sot turin në Ballkanin Perëndimor. Vizita e parë e Von der Leyen është në Tiranë, ku do të qëndrojë dy ditë, sot dhe nesër (23-24). Vizita është pjesë e turit të Ballkanit Perëndimor me fokus paketën e BE-së për rritje dhe reforma në rajon, e cila përfshin ndihmë financiare prej 6 miliardë euro për këto vende. Presidentja e Komisionit Evropian pritet ta vizitojë me 26 tetor Kosovën, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Axhenda e Von der Leyen në Tiranë
E mërkurë
15.10 - Mbërritja e Von der Leyen në Kryeministri
15.15 - Takim me kryeministrin Rama
16.10 - Deklaratë e përbashkët për shtyp
17.00 - Ceremonia e hapjes se Kolegjit të Europës
E enjte
10:00- Takim me presidentin Bajram Begaj

Ora 17:03
Hapja e negociatave të Shqipërisë me BE, Von der Leyen: Shpresojmë deri në fund të vitit të ardhshëm të hapim të gjithë grupkapitujt 

 

Presidetja e KE-së, Urusla von der Leyen, u pyet nga gazetarët edhe lidhur me çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Ajo u shpreh se deri në fund të vitit të ardhshëm shpreson se do të hapen të gjithë grupkapitujt.

"Procesi varet nga meritat e çdo vendi. Është shumë e rëndësishme që të shikoni rezultatin e punës. Gjërat kanë ecur shpejt dhe nëse vijojnë ashtu siç duhet, ne ndoshta do të hapim të gjithë grup kapitujt deri në fund të vitit të ardhshëm. Por, ky proces varet nga merita e çdo vendi”, tha ajo. 

Ora 16:48
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Von der Leyen: Po e monitorojmë

Çfarë mendon Von der Leyen për vendimin e Gjykatës Europiane që de fakto e pengon përdorimin e kampeve italiane në Shqipëri, dhe çfarë mendon për reagimin e ashpër të qeverisë italiane ndaj këtij qëndrimi të drejtësisë?

Përgjigje: Që prej fillimit ne kemi qenë tejet të qartë që ne po monitorojmë zhvillimet në lidhje me këtë marrëveshje. Por që kjo është një marrëveshje dy palëshe. Ne nuk bëjmë komente por monitorojmë zhvillimet e kësaj marrëveshjeje dypalëshe

Marrëveshja e emigrantëve Itali-Shqipëri nisi zbatimin e saj më 16 tetor të këtij viti, kur zbarkoi dhe u ankorua në Portin e Shëngjinit në Lezhë anija "Libra", me 16 persona në bord, egjiptianë dhe sirianë, të cilët pas verifikimeve u dërguan në qendrën e izolimit të Gjadrit me autobus. Dy prej tyre u kthyen menjëherë sepse rezultuan minorenë.

Por dy ditë më pas, më 18 tetor, Gjykata e Romës e quajti të pavlefshme dërgimin e 12 emigrantëve në Lezhë nga Italia, duke kërkuar kthimin pas të tyre. Ky kthim ndodhi një ditë më pas, më 19 tetor, teksa një tjetër anije i mori për kthimin drejt Italisë. 

Ora 16:48
Arrestimi i Ilir Metës, Von der Leyen dhe Rama me një qëndrim: Rast që i takon vetëm drejtësisë

 

Presidetja e KE-së, Urusla von der Leyen, ka shmangur komentet lidhur me arrestimin e ish-Presidentit Ilir Meta, teksa u pyet në konferencën për mediat se çfarë mendonte për arrestimin e ish-Presidentit të Republikës.

Ajo tha se me Shqipërinë punohet për reformat dhe reforma në drejtësi mbështetet, por nuk pranojë që të bëjë një koment. 

“Nuk do bëjë komente për çështje gjyqësore, ne punojmë për reformën në drejtësi së bashku", tha ajo.

Edhe Kryeministri Edi Rama ka shmangur komentet, ndërsa tha se është një rast që i takon drejtësisë.

‘S’bëj komente të politikës së brendshme në gjuhë të huaj apo në prani të miqve të huaj por edhe për faktin që qysh se ne kemi nisur reformën në drejtësi dhe ajo ka filluar të zbatohet as unë dhe as forca politike që unë udhëheq nuk bën komente për cështje që i takojnë drejtësisë. Kur ndodh që cështjet të përmbyllen mbase në ndonjë rast ja vlen të bëhet ndonjë koment sidomos kur vihet në vend drejtësia lidhur me fenonmene katastrofike për shoqërinë sic është shpifja, rasti konkret i takon drejtësisë”, tha ai.

Ora 16:43
Mungesa e bashkëpunimit me opozitën, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së! Është fillimi i fundit, do na duhet ca durim

 

Kryeministri Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me presidenten e Komisionit Europian, Von der Leyen iu përgjigj pyetjes së gazetares së Report Tv, Raziela Myslimaj lidhur me bashkëpunimin e munguar me opozitën për ecurinë drejt BE-së.

Rama theksoi se nëse nuk ka një dyshe për tango, atëherë ka vetëm një muzikë të BE-s. Më tej, kryeministri bëri edhe një deklaratë disi 'të mistershme' kur shtoi je jemi në fillimin e fundit të një historie shumë të gjatë për të cilën  duhet durim.

'E vërtetë! Por duhen dy për një tango, kështu që nëse nuk ka një dyshe për një tango atëherë ka vetëm një muzikë që është muzika e BE-së. Është shkruar në mijëra partitura me detyra konkrete, me afate konkrete, me monitorim shumë të imtësishëm dhe patjetër, do ishte shumë mirë që edhe në aspektin që pyetët të ndodhte ashtu por nga ana tjetër ne nuk mund të qëndrojmë në vend dhe të vajtojmë këtë situatë.

Por duhet të vazhdojmë përpara dhe të bëjmë detyrat dhe siç e ulëm Shqipërinë në tryezën e negociatave ta ulim në tryezën e KE si vend anëtar. Kam shumë besim që më herët se sa vonë kur ende do jemi rrugës edhe kjo që ju sollët në vëmendjen që BE krejt normalisht e pretendon nga çdo vend që do të futet në shtëpinë e përbashkët do të ndodhi. Është fillimi i fundit të një historie shumë të gjatë, dhe një histori e re do filloj edhe në këtë aspekt. Do na duhet ca durim.'

Ora 16:42
Von der Leyen: Zgjerimi përparësi edhe në mandatin e ardhshëm! Shqipëria do përfitojë më shumë se 920 mln euro nga Plani i Rritjes

 

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë konferencës për media me kryeministrinë Edi Rama e cilësoi hapjen e grupkapitullit të parë të negociatave me BE si një sukses për vendin.

Ndër të tjera, Von der Leyen tha se zgjerimi do të jetë përparësi edhe në madatin e ardhëm të saj, ndërsa theksoi se Shqipëria do të përfitojë më shumë se 920 mln euro nga Plani i Rritjes.

“Jam shume e gëzuar që të shoh se sa shumë ka arritur Shqipëria në rrugëtimin e saj në BE, pasi javën e shkuar ne hapëm negociatat për grupkapitullin e parë, cfarë suksesi ky dhe vjen si rrjedhojë e shumë viteve punë dhe ju keni treguar vizion dhe durim.  Të jeni të sigurtë që zgjerimi do të vijojë të jetë përparësi dhe në mandatin tim të ardhshëm. Ne i kemi të gjithë mekanizmat në dispozicion, megjithatë duhet bërë punë e mirë. Ju dhe ekipi juaj keni bërë një punë të shkëlqyer për axhendën e reformave. Tani duhet të nisim edhe me parafinancimin prej 64 mln eurosh deri në fund të vitit. Cilësia e planit të reformave është e mirë. Gjithsej Shqipëria do të marrë më shumë se 920 mln euro nga plani i rritjes", tha ajo.

Ora 16:32
'Mirëserdhe në vendin më pro BE-së', Rama me Von der Leyen: Fanatikët e Bashkimit Evropian janë këtu

 

Kryeministri Edi Rama i theksoi Von der Leyen në konferencën e përbashkët për shtyp se Shqipëria është vendi më pro BE-së madje më fanatiku.

'Një falënderim shumë të ndjerë dhe shumë të posaçëm sepse pa vendosmërinë tuaj, mbështetjen e pakursyer të KE, pa bashkëpunimin e përditshëm me misionin e KE në Tiranë, pa ndërveprimin me të gjithë ata në Bruksel që janë të lidhur me këtë punë kjo ditë nuk do kishte ardhur. E dimë sa vështirësi është dashur të kapërcehen për ta kthyer edhe një herë BE me sytë nga BP, për ta afruar atë ditë më shumë. Ne shqiptarët jemi të ndarë në pothuajse në çdo gjë, jemi në gjendje të bëjmë debat edhe për ngjyrën e murit atje edhe për orën sa është sot, madje pasionalisht edhe sa është data sot.

Por ka një gjë që shqiptarët nuk kanë asnjë debat, që vendi ynë, Shqipëria është në BE dhe që e ardhmja e fëmijëve tanë duhet të ndërtohet në BE dhe nëse ka një mision të të gjithë shoqërisë, gjitha partive është të kontribuojë që kjo gjë të ndodh sa më shpejt. Mirëserdhe në vendin më pro BE-së në Europë, edhe brenda BE-së edhe jashtë BE-së. Fanatikët e BE janë këtu. E thotë barometri europian.'

Ora 16:27
'I kemi qëndruar krah për krah BE-së', Rama me Von der Leyen: Nuk po them edhe sa detyra kemi që të mos tronditeni

 

Kryeministri Rama në konferencën e përbashkët me Von der Leyen nga kryeministria vlerësoi ecurinë e Shqipërisë për në BE, duke theksuar se vendi ynë ka qenë ka qenë e linjëzuar me politikën e jashtme të BE-së.

'Një sfidë që nuk shkon duke u bërë më e lehtë, por më e vështirë. Tanimë bëhet fjalë për një sërë detyrash dhe nuk po them sa janë, që të mos tronditet. Janë detyra që duhet të përkthehen në ligje, akte nënligjore dhe në prova të zbatimit të tyre. Nga ana tjetër është një vizitë e veçantë, pas kësaj konference do përshëndesim studentët dhe pedagogët e Kolegjit të Evropës në Tiranë. Nga ana tjetër jam këtu bashkë me ju edhe për të konfirmuar të gjitha ato që Shqipëria i ka demonstruar në këtë rrugë të përbashkët në aspektin e të qëndruarit krah për krah me BE.

E linjëzuar me politikën e jashtme të BE. E përfshirë pa kursim në të gjitha proceset dhe ato që janë vlera dhe sfida. E gjithë kjo qasje e Shqipërisë do forcohet në vijim, duke dëshmuar jo vetëm aftësi por edhe qëndrueshmëri në aspektin e afirmimit të parimeve, vlerave që bashkojnë këtë komunitet vendesh dhe popujsh të Europës. Pas çeljes së negociatave dhe në momentin kur fillin turi juaj në BP, ka shumë më tepër interes se çdo thoni ju.'

Ora 16:22
Rama krah Von der Leyen: Iku koha kur thonit 'Duam çeljen e negociatave me Shqipërinë'! Tani do thuhet 'Duam anëtarësimin e Shqipërisë në BE'!

 

Në konferencën e përbashkët për shtyp nga kryeministria, Rama në krah të Von Der Leyen shprehu mirënjohjen për kryetaren e Komisionit të Europës.

Më tej Rama theksoi se tashmë iku koha kur Von der Leyen i mbyllte fjalimet duke thënë se dëshiron që me Shqipërinë të nisin negociatat. Tani fjalimet duhet të mbyllen me: Ne duam anëtarësimin e Shqipërisë në BE. 

'E dashur Ursula! Sot ne ju presim përsëri në tiranë. E kam humbur numërimin e herëve kur ju keni ardhur. Me siguri keni ardhur më shumë se të gjithë paraardhësit tuaj nga fillimi i këtij shekulli. Sot ditë e veçantë dhe është një konferencë shtypi shumë e veçantë. E di pasi t’ju dëgjoj që nuk do e përsërisni fjalinë që i keni mbyllur të gjitha konferencat e mëparshme: Ne duam të fillojmë me Shqipërinë negociatat për anëtarësim.

Sot kjo fjalim i përket historisë. Sot keni ardhur në Shqipëri pasi tanimë Shqipëria është ulur në tryezën e negociatave dhe janë hapur grupkapitulli i parë. Kemi hyrë në një fazë të re, që kur të vini përsëri do e mbyllni konferencën duke thënë: Ne duam anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ne duam tja dalim. Skuadra jonë e negociatave ka treguar në Bruksel se është në lartësinë e duhur.'

Ora 15:25
Presidentja e KE mbërrin në Tiranë, Ursula von der Leyen pritet nga Rama, përshëndet ministrat dhe presidentin

 

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Tiranë, për të zhvilluar vizitën e saj të parë në Shqipëri, në kuadër të turit në Ballkanin Perëndimor.

Në pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet momenti kur Von Der Leyen takohet me kryeministrin Rama dhe më pas përshëndet edhe ministrat socialist dhe presidentin Bajram Begaj.

Vizita e Presidentes së KE-së vjen pak ditë pas çeljes së negociatave për grup-kapitullin e parë mes Shqipërisë dhe Unionit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjenerata: 23/10/2024 21:00

    Iken 3 gjenerata pa hyre ne BE , Stergjysherit tane lindur vitet 30’ , gjysherit tane lindur ne vitet 50’ prenderit lindur nga vitet 65-75’ dhe brezi i ri lindut nga vitet 90’ e tutje , tani te lindurit e viteve 90’ shume Kane dhe femije sot (Mosha 34 vjec/e) dhe keto femije lindur 2018 e tutje Jane akoma larg BE (edhe pse 1 mil Jane femije Lind ne EU) pra nje trashje e lekures dhe paradoksi me I madh ! Shqipëria kur te futet ne EU do Kete fatin e italise , gjithcka u ndertua do e gezojne te huajt Brenda komunitetit dhe fatlumët e kohrave ! Po Rama ? Si kryeminister ja nisi 2013 +4 +4 +4. Dhe tani ne 2025 Pret the +4 ! Pas Vladimirit te moskes - rexhepitTurk , Rama eshte lideri I 3-te ne Europe qe ka qendruar me shume ! Kete semundje po ja nxhit dhe Ursules , tani ajo ben 2 mandate dhe merr rrugen per te tretin e me rradhe! Kjo eshte demokracia ne kapitalokraci! Kush mbizoteron kapitalizmi apo demokraxia ?

    Përgjigju
  • Auguri!: 23/10/2024 20:31

    Po kam Plisin (QeLeshen) e Shqiptarit!..Danke Frau Ursula.. Faleminderit z.Kryeminster!

    Përgjigju
  • LORA: 23/10/2024 17:19

    Keto jane lajme shume te deshiruara ,per mua.

    Përgjigju
    • Ilda: 23/10/2024 19:42

      E ke vesh sot bereten e kuqe ne koke "Lora" apo lejlane?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?