Mungesa e ilaçeve për fëmijët me tumore, Ministria e Shëndetësisë: Kemi siguruar buxhetin e nevojshëm për furnizimin me barna, prokuroria të bëj transparencën

20 Prill 2022, 13:27| Përditesimi: 20 Prill 2022, 13:54

  • Share

Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar për rastin e mungesës së medikamenteve në repartin e Onko-Hematologjisë në QSUNT, që janë jetë shpëtuese për fëmijët që vuajnë nga tumoret dhe leucemia. Manastirliu tha se qeveria ka siguruar buxhetet e nevojshme që duhen për furnizimin me medikamente dhe shërbime të spitaleve, sidomos pediatrisë është që prioritet. Ajo tha prokuroria duhet të bëjë transparencën e rastit.

 “Unë ju kam bërë me dije edhe një javë më parë duke siguruar që qeveria dhe ministria kanë siguruar të gjithë buxhetet e nevojshme për barnat dhe shërbimet, prioritet janë shërbimet pediatrike. Jam në dijeni të kësaj çështje dhe jam angazhuar personalisht për të dhënë informacionet e nevojshëm, jam e informuar që është një çështje e çuar në prokurori dhe jemi të hapur dhe transparent që kjo çështja të ndiqte deri në fund”, tha Manastirliu.


Lajmi kryesor:

Mungojnë ilaçet për kurimin e fëmijëve me tumor, çështja shkon në prokurori! 'Shëndetësia': Kemi siguruar buxhetin e nevojshëm për furnizimin me barna, prokuroria të bëj transparencën


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?