Mungesa e Kurtit në takimin informal me liderët e rajonit, Anton Berisha: Manipulim që të bojkotojë samitin e Procesit të Berlinit

17 Korrik 2023, 17:56| Përditesimi: 17 Korrik 2023, 18:25

  • Share

Liderët e rajonit u mblodhën në Tiranë bashkë me komisionierin Oliver Varhelyi për përgatitjet e samitit të procesit të Berlinit. Në sy ra mungesa e Albin Kurtit, e për ish-zëvendësministrin e Jashtëm të Kosovës, Anton Berisha, kjo lëvizje tregon se Kurti po zbaton axhendën politike anti-europiane.

Në emisionin ‘Studio Live’ të gazetarit Arbër Hitaj, Anton Berisha tha se mospjesëmarrja është një papërgjegjshmëri totale nga ana e Kurtit, e ndërsa sipas tij mungesa është bërë me qëllim që të të bojkotojë samitin e procesit të Berlinit që pritet të mbahet në Tiranë në tetor.

“Po zbaton axhendën politike anti-europiane. Po i ikën koordinimit me SHBA, BE dhe kjo është thelbi, ndërsa çështja e raportit me Ramën ka të bëjë me manipulimin e zotit Kurtit për pjesën e bashkimit kombëtar dhe do të gjejë një fajtor për moszbatimin e atij projekti imagjinar të tij. Mos pjesëmarrja e tij është papërgjegjshmëri totale e një kryeministri të Kosovës.

Problemi është mospjesëmarrja e tij në procesin. Manipulim për të mos u bërë pjesë në axhendën e procesit të Berlinit, që daton prej 2014. Ka rëndësi mospjesëmarrja e Kosovës në këtë takim të kryeministrave të rajonit. Po të mos ishte Rama, Kurti do kishte prapë të njëjtin raport”, tha Berisha.

Ndërkohë, sa i takon qëndrimeve të presidentes Vjosa Osmani, Berisha thotë se ajo po bën lojë të dyfishtë, që mos të duket në syrin e ndërkombëtarëve që është në funksion të Kurtit.

“Ajo është duke u përpjekur të bëjë një lojë të dyfishtë në raport me ndërkombëtarët që të jetë me i distancuar, ndërsa në politikë të brendshme është në përputhje me Kurtin. Ajo është pasive dhe e vetmja gjë që është duke bërë në këtë periudhë është një lloj përshtatje për të mos u dukur në raport me ndërkombëtarët që është në funksion të zotit Kurti”, tha Berisha.

Ai komentoi edhe audio përgjimet e deputetes së LVV, Mimoza Kusari Lila me përfaqësues të Listës Serbe, përfshirë nënkryetarin e kësaj partie, Milan Radojçiç, i cili është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara “përfshirje në krim të organizuar dhe korrupsion”.

Ajo dalje në publik sigurisht që krijoi krisë brenda LVV dhe për të shmangur debatit u krijua incidenti që është vazhdimësi çfarë LVV ka bërë edhe në kohën sa ishte në opozitë. Beteja e medias pas daljes së këtyre bisedave është duke e demaskuar qeverinë Kurti dhe pres që organet të jenë konsekuente që të mos lejojnë që qeveria aktuale t’i përdorë për krijimin e një pasigurie.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?