Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, nderoi sot kujtimin dhe veprën e dëshmorëve të atdheut.
Kreu i shtetit nuk ishte vetë i pranishëm në Monumentin “ Nëna Shqipëri”, pasi ndodhet në Itali, por në emër të tij u vendos një kurorë me lule.
“Ata sigurisht që e deshën jetën e tyre, por më shumë deshën atdheun, ndaj dhe u martirizuan për atë që ne gëzojmë sot, lirinë.
Kurajo, patriotizmi, shpirti i tyrei i sakrificës deri në dhënien e jetës, kanë e do të kenë përjetësisht nderimin tonë.
Lavdi dëshmorëve të Atdheut:,-shkruan Begaj në një postim në rrjetin social “Facebook’.
Lajmi kryesor:Dita e Dëshmorëve, nderohen të rënët për Atdheun! Rama homazhe te memoriali 'Nënë Shqipëri' në Tiranë! Të pranishëm Nikolla e Veliaj
K.M/ReportTv.al