Politikë
Ekonomi

Mungon Vasili, shtyhet sërish mbledhja e Komisionit të Ekonomisë për shqyrtimin e koncensioneve

30 Tetor 2018, 10:34| Përditesimi: 30 Tetor 2018, 13:16

  • Share

TIRANË- Është shtyrë sërish shqyrtimi i nismës së Lëvizjes Socialiste për Intergim për koncensionet në Komisionin e Ekonomisë.

Në fjalën e tij, kreu i komisionit Erion Braçe tha se shkaku i kësaj shtyrjeje është bërë mungesa e njërit prej iniciatorëve, deputetit të LSI-së, Petrit Vasili.

Çështjen e koncesioneve i shqyrtoi dje Komisioni i Veprimtarive Prodhuese. Ne kemi njoftuar edhe iniciatorin e këtij projekligji. Sot kemi marrë një përgjigje nga Vasili, i cili ka thënë që do të jetë në pjesëmarrës në Komision. Por në mungesë të tij do shtyhet shqyrtimi i nismës.

Erion Braçe, kreu i Komisionit të Ekonomisë

LSI ka depozituar një nisëm ligjore në Kuvend në 2016, ku kërkon që çdo koncesion mbi 4 vjet të kalojë në parlament, ndërsa duhet të japë miratimin Ministria e Financave e Ekonomisë dhe Avokatura e Shtetit. Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon në nismën ligjore që koncesionet të mos kalojnë nga qeveria, por nga Kuvendi.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • redu: 30/10/2018 16:30

    Megjithse Petrit Vasili eshte bere i bezdisshem me deklarata bahate kunder qeverise , ne rastin konkret ka plotesusht te drejte . Koncensione qe kalojne kater vjet te mandatit qeveritar duhet te miratohen ne kuvend dhe jo me VKM . Por Vasili nuk permend 356 koncensione kur ishte ne PD ne koalicion . Per mendimin tim mire eshte qe te perjadhtohen nga koncendionet kompanite off shore qe jane absolutisht te korrptuara ne evazion fiskal dhe ne pabesyshmeri bankare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?