Municione të gatshme për 5 vite, zbulon inxhinieri ushtarak: Në fillim të ’90 dispononim 2.2 milionë armë

14 Qershor, 19:15| Përditesimi: 14 Qershor, 19:24

  • Share

 

Memush Habilaj, inxhinier ushtarak i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv zbuloi detaje në lidhje me industrinë ushtarake të para viteve ’90. Inxhinieri tha për gazetarin Arbër Hitaj se në fillim të viteve ’90 vendi dispononte 2.2 milionë armë.

'Mbrojtja jonë ka qenë e siguruar. Parashikonim që në një konflikt ndërkombëtare të mobilizonim rreth 800 mijë veta. Çdo person në armë duhet të garantohet me 3 armë gjatë kohës së luftës dhe duhet të kishim në dispozicion rreth 2 milion e gjysmë automatikë dhe pushkë. Kjo norma zbatohet sot në të gjithë botën. Mësa di unë në fillim të viteve 9 dispononim 2.2 milionë armë. Prodhonim mesatarisht 20-25 mijë kallashnikovë, 25-30 pushkë, në vit. Llogaritej të kishim 2 milionë e gjysmë. Llogaritje që vendi të përballonte maksimumin e një luftë 5-vjeçare. Të kishim municione që të përballonin një luftë 5-vjeçare.’- u shpreh Habilaj.


Lajmi kryesor:

Shqipëria do prodhojë armë, inxhinieri në Report Tv: Duhen 14 kg çelik vetëm për prodhimin e 1 automatiku


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?