Ministria e Mbrojtjes ka nxjerr për konsultim publik një projektligj që u hap rrugë prodhimit të armëve, një nismë që është përmendur që më parë dhe me sa duket tashmë po shihet seriozisht edhe në planin praktik.
Memush Habilaj, inxhinier ushtarak i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv foli në lidhje me kostot e larta të industrisë së prodhimit të armëve, ku theksoi se vetëm për të prodhuar një automatik duhen 14 kg çelik.
Për gazetari Arbër Hitaj, inxhinieri tha se në Uzinën e Poliçanit ekziston pjesa kryesore e industrisë mekanike.
‘Që të prodhohet një armë kërkohen parametra të caktuar duke filluar që nga lëndët e para. Armët më të thjeshta më masive që krijohen nga disa marka çelikut, duke filluar nga çeliku i destinuar për ndërtimin kryesor të armës, plus çeliqe të tjera që kanë kosto shumë të lartë. A e dini se duhet 14 kilogramë çelik për të prodhuar një automatik. Rreth 3 kg shkojë tek arma pasi pjesa tjetër humbet gjatë procesit teknologjik.
Prodhimi i një fisheku, kostoja fillon nga bakri që do të vishet, zemra prej çeliku, bronzi, bimetali me bazë bakri, plus lënda e parë që futet brenda dhe del një kosto shumë e lartë në krahasim me një prodhim tjetër të industrisë mekanike.
Në Poliçan ekziston pjesa kryesore e industrisë mekanike. Shumica e makinerive metalpunuese atje ekzistojnë. Një pjesë janë ruajtur, dhe janë funksionale. Kombinati i Poliçanit ka qenë shumë i madh dhe ndaheshin në 7 zona industriale, ku bëheshin procese të caktuara të armatimit. Punimi mekanik, është do të prodhojmë një predhë do merret copa e çelikut do të stampohet do të përpunohet deri sa të bëhet gati si material mekanik për të kaluar në zonën B ku përpunohet me eksploziv. Një predhë kërkon një mekanizëm tjetër të veçantë.
Janë automate të posaçëm për prodhimin e këtyre dhe punohen në mënyrë automatike. Të gjitha këto rrisin koston e tij. Në kohën e monizmit çdo gjë ishte e llogaritur.
Shtete e fuqishme kanë prodhime të mëdha armatimesh të të gjitha llojeve, mbrapa industrive të mëdha të armëve qëndrojnë lobe të caktuar.’- u shpreh inxhineri.
Projektligji “Për krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”, ka për qëllim të shërbejë si akt themelimi për shoqërinë “KAYO sh.a”, që do shërbej për prodhimin e armëve.
Memush Habilaj, inxhinier ushtarak i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv zbuloi detaje në lidhje me industrinë ushtarake të para viteve ’90. Inxhinieri tha për gazetarin Arbër Hitaj se në fillim të viteve ’90 vendi dispononte 2.2 milionë armë.
'Mbrojtja jonë ka qenë e siguruar. Parashikonim që në një konflikt ndërkombëtare të mobilizonim rreth 800 mijë veta. Çdo person në armë duhet të garantohet me 3 armë gjatë kohës së luftës dhe duhet të kishim në dispozicion rreth 2 milion e gjysmë automatikë dhe pushkë. Kjo norma zbatohet sot në të gjithë botën. Mësa di unë në fillim të viteve 9 dispononim 2.2 milionë armë. Prodhonim mesatarisht 20-25 mijë kallashnikovë, 25-30 pushkë, në vit. Llogaritej të kishim 2 milionë e gjysmë. Llogaritje që vendi të përballonte maksimumin e një luftë 5-vjeçare. Të kishim municione që të përballonin një luftë 5-vjeçare.’- u shpreh Habilaj.
TE NISE MENJEHERE PRODHIMI I ARMEVE-FISHEKEVE, DHE EKSPLOZIVIT,,TRITOLIT...PREDHAVE...DHE TE BLIHEN TOPA,,TANKE,,AVIONE E HELIKOPTERE...
Përgjigju