Në prag të festave të nëntorit, ka nisur puna për vizatimin e një muraleje gjigande me portretet e 40 firmëtarëve të Aktit të Pavarësisë.
Autor është Bledar Çakalli i cili tregon se realizimi është për të, si një thirrje gjaku për të mbajtur gjallë historinë dhe patriotizmin.
“Shumica e shqiptarëve njohin Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin, pak dinë se janë 40 firmëtarë të Pavarësisë, ndaj e kam marrë këtë iniciativë”, tha ai.
I kthyer disa vite më parë nga emigrimi, Bledar Cakalli tha se muralja shërben për transmetimin e historisë tek brezat e rinj. Çakalli thekson realizimi i veprave të tilla kërkon mbështetje financiare nga institucionet sepse deri më tani fondet i ka siguruar nga emigrantët që kanë dhuruar për patriotizëm.
“Tifozët kuqezi dega Zvicer kanë financuar të parët, më pas dhe patriotët, djemtë e Vlorës”, shprehet më tej.
Kjo murale me figurat kombëtare që firmosën lirinë e vendit po realizohet përgjatë aksit nacional Vlorë-Orikum në afërsi të fshatit të Jonufrës dhe pritet të përfundojë në fund të muajit dhjetor.
Mire shume e bere ti vella ama aq posht sa e keni bere muralen, do fillojne kalamaqte te vizatojn syze, kapele, organe gjenitale e lloj lloj barcoletash.
Përgjigju