Murrizi akuza për 'Zgjedhoren': Struken si struci te pallati i Kongreseve që t'u fshehin shqiptarëve të zgjedhurin e vetë! '97 do ju duket lule (VIDEO)

28 Maj 2020, 12:28| Përditesimi: 28 Maj 2020, 13:16

  • Share

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Muslim Murrizi ka diskutuar për shumë çështjen në fjalën e tij në Kuvend. Pikë së pari, ai ka akuzuar qeverinë se po vjedh lekët e fatkeqësisë natyrore, ndërkohë ka folur edhe për tryezën e Këshillit Politik, sipas së cilit po bëjnë pazare.

"Ministrja e financave është larguar që të pajis me vegla punët aktorët që iu drejtuat pasi u shemb teatri dhe do toja që të më shpejtonte se ca bëhet me këto akte normative, përveç propagandës asgjë. Parapagimi i tatim fitimit është një shpikje artifice e administratës se përtonin që ta merrnin në bilancin tatimor. Bizneset mendoni se do kenë fitim në 2 mars të 2021, unë nuk e besoj. I shty borxhin? Asgjë nuk i keni hequr nga ndihma, veçse i keni gjobitur sipas urdhrit të sulltanit që e jep në darkë dhe mësyjnë këta në mëngjes.

Subjektet paguajnë afrofenë e viti të kaluar se hajdutët e OSHE kanë frikë se i zë koronavirus. 83 mijë kanë marrë deri tani se ju nuk e bëtë transparentë listën e qytetarëve që kanë fituar. 110 mln euro i keni bërë rrush e kumbulla. Propagandë dhe hipokrizi me tërmetin? a ka një plan rregullues për Thumanë? Zero dhe ato të tërmetit të 20 shtatorit i keni ende në çadra. Akoma nuk keni pastruar mbeturinat. Rregulloni ca keni për të rregulluar se po shkojmë në humnerë. 360 mln euro humbën në 1997, deri në fund të vitit në buxhet do të mungojnë 1 mld euro.

Qindra biznese po falimentojnë, vetëm talleni dhe ajo më kryesorja është që nuk keni guximin që të shkoni të takoni shqiptarët. Pse keni frikë? Çfarë mëkatesh u keni bërë, strukeni si struci te pallatet e Kongreseve që t'u fshihni shqiptarëve të zgjedhurin e vetë. Një ditë qytetarët shqiptarë do të vendosin vetë, në këtë sallë nuk do vijnë manekinë e klloun që nuk ua ka parë njeri fytyrën. Nuk mund t'i mbani përjetësisht nga dy grupe që një i lëpihen Lul artistit dhe artistit të Surrelit. Do ju duket 1997 lule", u shpreh Murrizi.


Lajmi kryesor:

Kuvendi miraton shtyrjen e pagesës së tatimit mbi fitimin, Denaj: Mbështetje për biznesin, paketat e para lehtësuan 50% të bizneseve


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?