Kryetari i grupit demokrat Myslim Murrizi i kërkoi Gramoz Ruçit që me përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme parlamenti të rikthehet në situatë normale, referuar kohës së deputetëve për të folur, por edhe pyetjeve për drejtuesit e institucioneve të pavarura që raportojnë, pra mos ketë kufizime të kushtëzuara nga COVID-i.
"Gjendja e jashtëzakonshme mbaroi në 23 qershor, kemi dy ditë që i gjithë vendi nuk është më në gjendje të jashtëzakonshme, ndaj do të doja që Kuvendi të kthehet në normalitet, deputetët të merrnin kohën për të folur dhe nëse vijmë dhe dëgjojmë 10 minuta çdo titullar institucioni dhe duhet të bëjmë kërkesë për të bërë debat. Të mblidhet Konferenca e Kryetarëve dhe të kalojmë në gjendje normale" tha Murrizi.
Por sipas Gramoz Ruçit, gjendja e fatkeqësisë natyrore përfundoi, por jo aktet normative që janë miratuar, prandaj edhe seanca e sotme do të zhvillohet si të kaluarat përsa i përket diskutimeve.
"Sigurisht që gjendje të situatës së jashtëzakonshme përfundoi, por nuk kanë përfunduar së vepruari aktet normative. Do të bëjmë një mbledhje të konferencës për të diskutuar edhe kërkesën tuaj" tha Ruçi.
Lajmi kryesor:
Debate në Kuvend/ Hajdari: Nëse hapen listat fiton fermeri, jo gangsteri! Ruçi: Në 30 Qershor mblidhet 'Legjislacioni'
//ReportTv.al