Murrizi: Mazhoranca pishman për ndryshimet kushtetuese që kaluam! Tani kërkojnë t'i minojnë

24 Shtator 2020, 12:15| Përditesimi: 24 Shtator 2020, 16:28

  • Share

Duke deklaruar votën pro për rezolutën mbi hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, deputeti Myslym Murrizi ka kritikuar klasën politike të vjetër si shkak i largimit të shqiptarëve nga vendi.

Ai tha se mazhoranca është bërë pishman për dy ndryshimet kushtetuese që kaluan bashkarisht më 30 korrik dhe tani tentojnë t'i minojnë.

"Doja të shprehja votën time pro rezolutës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Prej 30 vitesh në post-komunizëm janë ulur 1410 deputetë të ardhur 5 mandate me vota të qytetarëve dhe 3 vota me emërim të kryetarëve. Shqiptarët para 30 vitesh vërshuan në rrugët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisëpër vendin e tyre në Europë. Politika nuk ka dashur Shqipërinë në Europë. Po flas për dy individë të shtrembër çdo vit dhe për 60 deputetë të kësaj salle. Kjo sallë është përçmuar, sharë dhe denigruar. Për hir të disa personave dukemi të gjithë tinëzarë dhe fshihemi pas lëpirjes të të parit të partisë që ka patur pushtetin. Deputetë të ndershëm që kanë punuar në këtë sallë, i mbajnë këto etiketime edhe pasi largohen nga posti i tyre. Dy milionë shqiptarë e kanë lënë klasën politike në 30 vite. Gjetën rrugët më të vështira për tu larguar, nëpër male dhe me gomone në det. Këta bëjnë sikur u djeg që shqiptarët hyjnë në Europë. Ju gjenit artifica sepse po vonohej një media ndërsa ata se është kufizuar fjala e lirë. Nëse doni që Shqipëria të jetë në Europë, silluni si europianë. Së bashku në 30 korrik kaluam ndryshimet kushtetuese dhe pa kaluar ende 2 muaj kërkoni që t'i hidhni në erë. Si mund ta besoj një qytetar shqiptar që vota e tij ka vlerë kur ju thoni që lista do jetë e hapur 100 përqind por shpërndarja e mandateve nuk pyet për votat e qytetarëve. Tani u bëtë pishman për 2 ndryshimet që kaluam. Ju mendoni se po na e hidhni" - tha Murrizi.


Lajmi kryesor:

Opozita e re si e vjetra/ Përmeti-PS: Sillni propozim të ri për lista të hapura 100% ose bojkot! Hajdari me draft të ri: Të hiqet pragu elektoral


E.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?