Deputeti Myslim Murrizi në Kuvend ka kërkuar që të ngrihet komision hetimor për ’97.
”Nuk dua të replikoj në atë vit kur PS erdhi në pushtet, ju drejtor i Tatimeve me premtimet e bujshme që do i jepnit shqiptarëve 100% lekët e humbura në firmë. Edhe herë tjetër kur i ke patur këtu ata të ’97, të kam thënë që hajde krijojmë një Komisonin Hetimor se ku shkuan 310 milion dollarë të firmave piramidale. 23 deputetë të kanë ardhur në këtë sallë pasi kishin punuar menaxherë të firmave piramidale. Edhe sot z.Ahmetaj po të hapësh evidencat, gërmo ndonjë gjë dhe të del ndonjë deputet që ka punuar tek ato. Ju që dërdëllisnit se do i fundit në burg fajtorët e ’97 i bëtë dy herë aleatë duke bërë marrëveshje 2 herë”,- tha Murrizi.
Lajmi kryesor: