Rama: Problem njerëzit e '97, Luli ka Saliun në bark jo si lepur, por luan! Balla: Prokurorë e gjyqtarë që s’kalojnë vetingun pazare me drejtësinë! Përjashtohet Alimadhi

5 Nëntor 2020, 08:40| Përditesimi: 5 Nëntor 2020, 18:22

  • Share

TIRANË- Ndonëse kryefjala e kësaj seance plenare ishte buxheti i 2021-shit, kryeministri Edi Rama nuk i la pas kundërshtarët politikë në fjalimin e gjatë në Kuvend. Ai tha se njerëzit e ’97-ës janë problem edhe i ditëve të sotme. Këtu e kishte për presidentin Ilir Meta, kryetaren e LSI Monika Kryemadhi, kreun e opozitës Lulzim Basha dhe ish-kryeministrin Sali Berisha. 

Teksa kujton krizat e viteve 1997 dhe 2013, thotë se mazhoranca e dikurshme ose opozita që do të rikthehet në pushtet, shkaktoi dy humnera ose gropa borxhesh e likuiditeti. Ndryshe nga ’97 me formulën ”Jep 1, merr 2”, Rama thotë se opozita tashmë e ka ”Jep 1, merr3”, pasi duke votuar Bashën merr edhe Kryemadhin me Metën, pasi Sali Berisha sipas tij është në barkun e liderit opozitar si luani që udhëheq lepurin. 

Kërkësës për replikë ndaj Ramës, deputetit Adriatik Alimadhi i kushtoi përjashtimin nga kuvendi.

Kërkesës së disa deputetëve për të futur në burg qeverinë Berisha për abuzimet me tendera, kryeministri Rama iu bërgjigj duke përmendur dhe Mithat Frashërin. Një deklaratë të fortë nga Kuvendi bëri edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i cili tha se prokurorë e gjyqtarë që s'kanë kaluar vetingun bëjnë pazare me drejtësinë, duke nxitur pastrimin e sistemit. 

Ora 15:00
'Prokurorë e gjyqtarë që s’kalojnë vetingun bëjnë pazare me drejtësinë', Balla 'nxjerr dhëmbët': Nxis pastrimin e sistemit

1604586617_balla768x434.png

Kreu i grupit të PS Taulant Balla, nga foltorja e Kuvendit nxiti sistemin e drejtësisë që të vijojë me vettingun, për goditjen e çdo rasti kur gjyqtarë e prokurorë bëjnë pazare me drejtësinë.

“Tek reforma në drejtësi, japim 53 mln $ të tjera për 668 personel shtesë. Dhe gjej rastin të vijoj të shpreh mbështetjen e plotë për procesin historik të pastrimit të drejtësisë nga ata gjyqtarë e prokurorë të korruptuar duke nxitur ecjen me tëj të vettingut dhe goditjen e cdo gjyqtari apo prokurori që vazhdon të bëjë pazar me drejtësinë sikurse janë rastet e fundit të zbuluara nga media në vend, ku gjyqtarë e prokurorë në vetëdije të plotë të moskalimit të vettingut vijojnë të bëjnë tregti me drejtësinë. Këto janë akte të rënda që nuk do të kalojnë pa ndëshkim.

Dhe nxisimin, sikurse është një prej detyrave të shtëpisë për Shqipërinë, që pas procesit të vettingut për ata gjyqtarë e prokurorë që kanë rezultuar me problemetika të rënda në pasurinë e tyre, të ndiqen penalisht dhe të zbardhen ashtu si i ka hije një procesi që shkon deri në fund të prejardhjes nga i kanë krijuar ato pasuri.” tha Balla.

Ora 14:26
Kryemadhi u gjobit për herë të dytë pa maskë, Balla: Si Monika, burri i saj apo kushdo qoftë do të jenë njësoj përpara ligjit

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka folur në Kuvend për mosmbajtjen e maskës, dhe këtu  iu referua kryetares së LSI Monika Kryemadhi e cila u gjobit për herë të dytë sot në Durrës, për mosmbatjen e saj.

Balla tha se si Kryemadhi, burri i  saj dhe çdokush tjetër që nuk e mban maskën është njësoj përpara ligjit dhe dpo të ndëshkohet.

"Të gjithë do trajtohen njëlloj dhe nëse nuk binden ne kemi marrë masa në  Kuvend si kryemadhi, burri i saj apo kushdo qoftë do të jenë njësoj përpara ligjit. Nëse këto nuk vënë mend dhe me dëshirë e vëtëdije bëhen përhapës të këtij virusi vrasës, duke ditur që 9 kolegë të Kuvendit që janë duke  u përballur me  Covid, pra është më se e qartë që ky virus është vrasës", tha Balla.

Ora 12:11
Roshi i kthehet Ramës: Ngaqë je i gjatë s'do të thotë se je gjigand në politikë (VIDEO)

Deputeti Artur Roshi i kthehet kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit bëri ironi me deputetët në Kuvend.

"Ngaqe është i gjatë nuk do të thotë se është gjigand në politikë. Është një qenie hibride. Parashikimi për rritjen e ekonomike në 2021 janë komplet e kundërta e asaj që thonë raportet ndërkombëtare", tha ai mes të tjerash.

Ora 12:07
Rama i bën 'dalje' opozitës: Për punët e Shqipërisë s'jeni as ju brenda as ata jashtë, vetëm PS-ja! Unë s’fus njeri në burg, s’jemi në 1945

Në mbyllje të fjalës së tij në Kuvend kryeministri Edi Rama i ka bërë dalje opozitës brenda dhe jashtë parlamentit, teksa u thotë se për punët e Shqipërisë është vetëm PS-ja.

"Për punët e Shqipërisë nuk jeni as ju dhe as ata që janë jashtë. Është vetëm PS, ju do ta shikoni përsëri më 25 prill, do thoni prap i morën votat na i vodhën. Do tu hapim rrugën në parkun e Divjakës dhe do ta bindim Erion Braçen që edhe ballistët të bëhen pjesë për faunën e Shqipërisë", tha Rama.

Disa nga deputetët e opozitës iu kthyen Ramës duke i thënë “futi në burg” pasi tha se qeveria e mëparshme ka bërë tendera pa kufij për rrugë dhe investime. Kjo solli irritimin e kryeministrit, i cili mes krahasimeve tha edhe se “nëse Mithat Frashëri merr informacione për Kuvendin, atëherë duhet të jetë duke u dridhur eshtrat si rock&roll.”

"Cfarë domethënë futi në burg, se përveçse jeni deputetë pa dashje, jeni dhe antikomunistë pa dashje. Se jeni bërë antikomunistë si ata

O Gramoz është çmendur, o vëlla e ke bërë testin? Vetëm ulërin mo burrë, vetëm ulërin mo burrë. Jeni anti-komunistë pa dashje, se e keni marrë antikomunizmin me vesh, por pa e kuptuar, dhe flisni sot, ju këtu që medemek jeni ballistë, dmth antikomunistë, dmth i bini me ballë komunizmit, futi në burg. Flisni njësoj si deputetët në 1945, që i thonin partisë futini në burg gjyshërit tuajë. Kush fut në burg në këtë sistem që luftuat gjyshërit tuaj. Sikur i ndjeri Mit’hat Frashëri të ketë informacion për Kuvendin, i kërcasin eshtrat sikur kërcen rrok and rroll. Në demokraci nuk të fut në burg kryeministri, në ’45-ën po. Burg burg burg, se në këtë marrëzinë e testeve alternative", tha Rama më tej.

Ora 11:57
Bllokoi foltoren për replikë me Ramën, Ruçi përjashton për 10 ditë Alimadhin (VIDEO)

Deputeti Adriatik Alimadhi është përjashtuar nga seanca për 10 ditë pasi ky i fundit ka insistuar që të replikojë kryeministrin Edi Rama.

Ruçi nuk ia ka dhënë të drejtën e fjalës për replikë por Alimadhi ka insistuar duke bllokuar foltoren. Kësisoj është përjashtuar për 10 ditë.

Debati: 

Ruci: Zoti Alimadhi s'ka të drjetë për replikë sepse Rama si përmendi emrin.

Alimadhi: Pse bën qëllimisht ndaj meje, pse punoni me dy standarte.

Ruçi: E dëgjobva këtu isha dhe stë ka përmendur emrin asnjëerë. Për  herë të dytë të tërheq vëmendjen.

Alimadhi: A|  do të iki nga parlamenti sepse këtë po kërkon ti.

Ruçi: Do dalësh jashtë. Po të them për herë të 5. Përjashtohesh nga seanca. Atëherë përjashtohesh për 10 ditë.

Ora 11:35
Rama ironi me dy opozitat: Futni në program heqjen e tabelës së shumëzimit se keni dhënë provat që jeni tap-topi

1604572153_Screenshot20.jpg

Ironi ka bërë kryeministri Edi Rama me dy opozita, atë parlamentare dhe atë që është jashtë.

"Dy opozita bashkohuni që të hiqet tabela e shumëzimit që të shpëtojnë të gjithë, liberalizoni matematikën se kshu si vajti kjo punë të angazhohesh në opozitë është ta bësh të zezën të bardhë dhe të bardhën të zezë dhe ta bësh matematikën subjektive, ca mund të ofroni më shumë, futeni në program. Më mirë se kaq nuk dini të bëni gjë tjetër, jeni të besueshëm nëse do thoni që të mos ketë tabelë shumëzimi, shqiptarët do ju besojnë e keni dhënë me prova që jeni tap topi, tapa është jashtë, topi është këtu. rëndësi ka që mezi ju kemi dhe se shqiptarët janë më të mençur dhe kjo ka rëndësi. Ju jeni fitimtarë të përkohshëm patjetër, unë flas për ata që janë humbës të përjetshëm. Keni disa cilësi më të mira dhe ju është dhënë mundësia që të bëni reflektim dhe e kemi bërë", tha Rama.

Ora 11:26
Murrizi: Të ngremë komision hetimor për ’97, gjeni ku shkuan paratë e firmave piramidale

Deputeti Myslim Murrizi në Kuvend ka kërkuar që të ngrihet komision hetimor për ’97.

”Nuk dua të replikoj në atë vit kur PS erdhi në pushtet, ju drejtor i Tatimeve me premtimet e bujshme që do i jepnit shqiptarëve 100% lekët e humbura në firmë. Edhe herë tjetër kur i ke patur këtu ata të ’97, të kam thënë që hajde krijojmë një Komisonin Hetimor se ku shkuan 310 milion dollarë të firmave piramidale. 23 deputetë të kanë ardhur në këtë sallë pasi kishin punuar menaxherë të firmave piramidale. Edhe sot z.Ahmetaj po të hapësh evidencat, gërmo ndonjë gjë dhe të del ndonjë deputet që ka punuar tek ato. Ju që dërdëllisnit se do i fundit në burg fajtorët e ’97 i bëtë dy herë aleatë duke bërë marrëveshje 2 herë”,- tha Murrizi.

Ora 11:10
Rama: Po punohet ditë për ditë për rindërtimin! Mirëpres distancimin nga ne dhe ata por mos bënin rolin e vrigjëreshës (VIDEO-Fjala e plotë)

Kryeministri Edi Rama u ka kthyer përgjigje akuzave të opozitës në Kuvend për rindërtimin duke thënë se po punohet ditë për ditë, ndonëse ka procedura të zgjatura. Këtu ka ironizuar dhe deputetët, duke u thënë të mos dalin në foltore dhe të bëjnë rolin e virgjëreshës.

"Janë afro 30 mijë familje të prekura nga ajo fatkeqësi, që nga to që humbën shtëpinë fare dhe që ishin pa çati të nesërmen te ato që nuk banojnë dot, ende tani që flasim në apartamente sepse ato janë të dëmtuara. Rindërtimi ka procedura të zgjatura po ndërtohet ditë për ditë.

Ça do kishte ndodhur këtu po të ishin ata në detyrë. Sikur të ishte shfaqur virusi kur familjet nuk kishin më ilaçe. që kompanitë nuk mund të vazhdonin më sy mbyllur.  Për të mos folur përveçse për invalidët për personat me aftësi të kufizuar. 40 milionë borxhe ndaj atyre që janë më të dobëtit

Kur kishin mundësi ta bënin më të fortë e  lehendisën shqipërinë. Ata janë ata dhe shumë nga ju këtu jeni nga ata. unë e kuptoj, patjetër ka gjithmonë një kohë për të relfektuar dhe për tu penduar. Unë  e kuptoj se vetëm budallai nuk ndryshon mendim kur sheh se mendimin e ka të gabuar. E mirëpres çdo dalje këtu për tu distancuar nga ne dhe nga ata, por vetëm rolin e vrigjëreshën jo ju lutem.

Vetëm dalja këtu me monologun e virgjëreshës ju lutem jo sepse u bëmë shumë shumë në këtë vend që pas kaq shumë kohësh të kemi ende kaq shumë njerëz që shfaqen sikur kanë ardhur nga hëna sikur skanë qenë këtu. Bujzheti që kalon sot këtu është kuptimplotë,
është buzheti i një force politike që si ka bërë bish përballjes.  Kemi reaguar me një bindje të fortë që janë dy kriza që kanë dalë më të forta", tha Rama.

Ora 11:06
'Sot në 2020 problem janë njerëzit e '97', Rama: Voto Lulin të marrësh Metën e Kryemadhin, Saliun e ka në bark si luani që udhëheq lepurin (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama nga Kuvendi nuk ka lënë pa thumbuar presidentin Ilir Meta dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.

"Ftesat për të mos u marrë me të shkuarën ,dhe për të mos iu kushtuar momenteve tragjike, janë ftesa të arsyeshme. Por mos mbahet parasysh se sot vitin 2020 problemi janë po ata njerëz. Dhe praktikisht kush sot kërkon që të rikthehet në krye të punës së vendit, është absolutisht i pandashëm nga e kaluara. E kaluara pak më e largët, dhe e kaluara më e afërt. Kur shqiptarët u gjendën në zhgjëndrën e humnerës pasi u nxitën të investojnë paratë me motivin jep 1 merr 2. Dhe pak më pas, ose shumë më pas kur Shqipëria u gjend në vitin 2013 pasi bëri zgjedhjen e duhur për t’i larguar nga detyra, të njëjtët njerëz me një tjetër gropëë borxhesh dhe likuiditeti.

Sot janë të njëjtët njerëz, me të njëjtën formulë, jep 1 të marrësh 3 madje. Ftoj shqiptarët të votojnë për Lulin, dhe të marrin peshqesh Ilir Metën me Kryemadhin, se Saliu nuk diskutohet që është në barkun e Lulit, jo si lepur por si luan që udhëheq lepurin në luftë.
S’kemi pse fshihemi prapa gishtit. E vërteta është kjo. Sot Shqipëria pavarësisht se ka kaluar një goditje që do të kishte gjunjëzuar padiskutim shumëkënd, dhe do kishte fundosur vendin në rast se në atë goditje do ishin ata që janë të papaunë, dhe shajnë e shpifin, akuzojnë, çorodisin, është jo në kushtet kur mezi mbahet, por po rindërton në ritme jashtëzakonisht të larta

Sot në vitin 2020 problemi janë po ata njerëz dhe praktikisht, kush sot kërkon që të rikthehet në krye të punës së vendit është apsolutisht i pandashëm nga e kaluara pak më e largët dhe më e afërt nga e kaluara kur shqiptarët u gjendjen në zhgjëndrën e humnerës pasi u nxitën të investojnë dhe pak më pas ose shumë më pas kur Shqipëria u gjend në vitin 2013 pasi bëri zgjedhjen. Iliri në barkun e lulit jo si lepur por si luan", tha Rama.

Ora 10:07
Lita e nis seancën me ankesa: Për herë të dytë mu shty interpelanca (VIDEO)

Deputeti Korab Lita e ka nisur seancën me ankesa duke thënë se i është mohuar interpelanca për herë të dytë.

"Para ca muajsh kam kërkuar interpelancë dhe mu shty. Për herë të dytë më bëhet kjo. Nëse unë si deputet nuk kam të drejtë për interpelancë ma thoni ska asnjë problem", tha ai.

Por nga ana tjetër Ruçi i ka thënë se do të shqyrtohet kërkesa e tij, pasi është bërë të hënën. 

"Interpelanca jote është kërkuar ditën e hënë. Mos ki merak se do të kthejmë përgjigje brenda afateve"

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ziguri: 05/11/2020 15:00

    Fjalim me te degraduar skam degjuar ndonjehere!! Ky ka ikur ka mend e kokes mjere ne qe...

    Përgjigju
  • Shukriu: 05/11/2020 14:44

    Qeveria me deshtume , degjenerume dhe e falimentume e Shqiperise kjo eshte !!! Dmth u ripollem , horrorr !!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Joni: 05/11/2020 13:50

    Edhe qente flasin me bukur....

    Përgjigju
  • adi: 05/11/2020 09:29

    Si te vjedhim vitim tjeter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?