Në mbyllje të fjalës së tij në Kuvend kryeministri Edi Rama i ka bërë dalje opozitës brenda dhe jashtë parlamentit, teksa u thotë se për punët e Shqipërisë është vetëm PS-ja.
"Për punët e Shqipërisë nuk jeni as ju dhe as ata që janë jashtë. Është vetëm PS, ju do ta shikoni përsëri më 25 prill, do thoni prap i morën votat na i vodhën. Do tu hapim rrugën në parkun e Divjakës dhe do ta bindim Erion Braçen që edhe ballistët të bëhen pjesë për faunën e Shqipërisë", tha Rama.
Disa nga deputetët e opozitës iu kthyen Ramës duke i thënë “futi në burg” pasi tha se qeveria e mëparshme ka bërë tendera pa kufij për rrugë dhe investime. Kjo solli irritimin e kryeministrit, i cili mes krahasimeve tha edhe se “nëse Mithat Frashëri merr informacione për Kuvendin, atëherë duhet të jetë duke u dridhur eshtrat si rock&roll.”
"Cfarë domethënë futi në burg, se përveçse jeni deputetë pa dashje, jeni dhe antikomunistë pa dashje. Se jeni bërë antikomunistë si ata
O Gramoz është çmendur, o vëlla e ke bërë testin? Vetëm ulërin mo burrë, vetëm ulërin mo burrë. Jeni anti-komunistë pa dashje, se e keni marrë antikomunizmin me vesh, por pa e kuptuar, dhe flisni sot, ju këtu që medemek jeni ballistë, dmth antikomunistë, dmth i bini me ballë komunizmit, futi në burg. Flisni njësoj si deputetët në 1945, që i thonin partisë futini në burg gjyshërit tuajë. Kush fut në burg në këtë sistem që luftuat gjyshërit tuaj. Sikur i ndjeri Mit’hat Frashëri të ketë informacion për Kuvendin, i kërcasin eshtrat sikur kërcen rrok and rroll. Në demokraci nuk të fut në burg kryeministri, në ’45-ën po. Burg burg burg, se në këtë marrëzinë e testeve alternative", tha Rama më tej.
Lajmi kryesor:
Rama: Problem njerëzit e '97, Luli ka Saliun në bark jo si lepur, por luan! Balla: Prokurorë e gjyqtarë që s’kalojnë vetingun pazare me drejtësinë! Përjashtohet Alimadhi
//ReportTv.al