Pas rasteve të konfirmuara të murtajës së bagëtive të imëta drejtori i Drejtorisë i Veterinarisë në Tiranë, Sulejman Kullolli përmes një lidhje të drejtëpërtdrejtë në ‘Sot Live në Shqipëri’, shprehet se janë asgjësuar 500 krerë në të gjitha vatrat ku është konstatuar sënundja, ndërsa thekson se prek zakonisht dhentë edhe dhitë, jo kafshët e tjera.
“Murtaja e ruminanteve të vegjël është shfaqur për herë të parë në fshatin Domen njësia administrative Postribë, Shkodër. Vatra e dytë është shfaqur në njësinë administrative Kastriot, Dibër dhe e treta në Martanesh, bashkia Bulqizë. Numri i krerërve të asgjësuar në tre vatrat është 500. Sëmundja e cila është shfaqur për herë të në Shqipëri, kryesisht prek dhenë dhe dhitë jo kafshët e tjera”, tha Kullolli për Report Tv.
Më tej ai nënvizon se në të gjithë vendin po bëhet kontroll në fermat të cilan merren me mbarështimin e tyre.
“Në gjithë territorin e Shqipërisë do të bëhet edhe një kontrollim në të gjithë fermat që merren me mbarështinin e tyre. Janë 41 grupe veterinerësh që monitorojnë gjithë territorin e vendit. Kemi vendosur edhe postblloqe në rrugët kryesore për mos kalimin e bagëtive në kundërshtim me ligjin dhe urdhrat në fuqi”, shtoi Kullolli.
Në fund Kullolli tha se murtaja e ruminanteve të vegjël përhapet nga ushqimi i ndotur apo nga kontakti i kafshëve me njëra-tjetrën, ndërsa theksoi se mishi i tyre nuk ka dalë në treg, pasi me shfaqjen e sëmundjes ferma karantinohet dhe kafsha nuk del nga kjo zonë.
“Kjo është një sëmundje infektive që prek të gjitha bagëtitë e imëta. Ne kemi bërë të gjitha njoftimet në bashkëpunim me bashkitë dhe institucionet e tjera për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundje.
Sëmundja mund të përhapet nga kontakti i kafshëve me njëra-tjetrën, ndotja e ushqimit, ujit dhe lëvizja e bagëtive nga një vend në tjetrin. Por derisa të përfundojmë hetimet nuk mund të japim një përgjigje për përhapjen e sëmundjes", nënvoizoi Kullolli.
Komente
