Sociale

Murtaja e bagëtive/ Përgjigjet për rastet e dyshuara në disa zona në jug të vendit dolën negative! Drejtori Kojdheli: Nuk ka vaksinë për këtë sëmundje

17 Qershor, 13:14| Përditesimi: 17 Qershor, 13:44

  • Share

Shqipëria ndodhet në një situatë të tensionuar për shkak të murtajës së bagëtive të imta, pas konstatimit të rasteve fillimisht në Shkodër dhe më pas në Skrapar. Drejtori i Drejtorisë Rajonale Veterinare, Adila Kojdheli, deklaron se situata është alarmante dhe kërkon monitorim të vazhdueshëm, duke theksuar se dëmet në gjënë e gjallë janë të konsiderueshme dhe rreziku për përhapje mbetet i lartë.

Edhe në rajonin jugor, konkretisht, janë raportuar raste të dyshimta, por analizat laboratorike kanë rezultuar negative.

Sipas drejtorit Kojdheli, çdo fermer duhet të tregojë kujdes maksimal gjatë lëvizjes së tufave të bagëtive. Në rast se vërehen shenja klinike të sëmundjes, tufa duhet të izolohet menjëherë për të shmangur përhapjen e virusit tek bagëtitë e tjera. Përhapja e sëmundjes nga Shkodra në Skrapar e bën të domosdoshme rritjen e vëmendjes edhe në rajonet e tjera, përfshirë jugun e vendit.

"Në të gjithë Republikën e Shqipërisë kemi një gjendje alarmi për shkak të murtajës së Ruminantëve të Vegjël. Kemi marrë kampione në Vlorë, Gjirokastër, Sarandë e Lushnjë por deri sot kanë rezultuar negative. Veterinerët ndodhen në terrën për të monitoruar situatën.

Për këtë sëmundje aktualisht nuk ka vaksinë, bëhet vetëm eliminimi tyre. I bëj apel fermerëve që mos të lëvizin  bagëtitë e tyre apo të blejnë bagëti të reja. Sot kemi dërguar edhe disa kampione në Tiranë për disa raste të dyshuara në Vranisht të Vlorës, presim të marrim përgjigjet",  tha  Kojdheli.

Megjithatë, drejtoria siguron se nuk ka asnjë rrezik që kjo sëmundje të transmetohet nga kafsha tek njeriu.

 Autoritetet veterinare vijojnë monitorimin dhe u bëjnë thirrje fermerëve të bashkëpunojnë për raportimin dhe menaxhimin e rasteve të dyshuara.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?