'Më dhimbsen ulërimat e një nëne! Doja burgun, jo vdekjen e djalit!' Flet gruaja e tregtarit që u vra në Durrës

19 Mars 2019, 11:05| Përditesimi: 19 Mars 2019, 15:20

  • Share

Bashkëshortja e të ndjerit Agim Arapit, thotë se ajo dhe të afërm të burrit të saj nuk kanë asnjë lidhje me ekzekutimin e Jurgen Kurtit mbrëmë në Tiranë, person që ishte dyshuar për vrasjen e Arapit në prill të 2016-ës. Në një prononcim për Shqiptarja.com ajo thotë se i dhimbset nëna e 26-vjeçarit, por nuk ka dhembshuri për atë që vdiq. kërkon ende drejtësi, pasi për vdekjen e burrit të saj nga goditjet e dhunshme në biznesin e tyre, u dënua vëllai i vjehrrit të Jurgen Kurtit, me vite minimale për shkak se u konsideruan vdekje nga pakujdesia. "I kërkoja burgun, por jo vdekjen", thotë zonja Arapi për Shqiptarja.com

***

Ka dy vite që lotët ende nuk i janë thatë që nga vrasja e bashkëshortit të saj, në prill të 2017-ës. Vjollca Arapi, gruaja e Agim Arapit të vrarë në biznesin e tij në Durrës, thotë se e ndjen njëjtë dhimbjen si grua, dhe i bashkohet vajit të nënës së Jurgen Kurtit, 26-vjeçarit të ekzekutuar mbrëmë në Tiranë.

Por teksa i dhimbset një nënë që qan të birin, thotë se nuk ndjen të njëjtën gjë për atë që vdiq.

"E kam shumë-shumë të vështirë, dhimbjen e asaj nënë që bërtiste dhe ulëriste ashtu, se e kam bërë vet përpara dy vjetësh. Nuk kam fjalë. Më dhimbset për atë nënë që qan, por për atë që vdiq jo. Unë kam dy vjet që derdh lot, e kisha shtëpinë plot, tani e kam bosh", thotë Vjollca Arapi në një prononcim për Shqiptarja.com.

Jurgen Kurti, ishte i përfshirë në vrasjen e burrit të saj, tregtar në Durrës, por u la i lirë pasi autorësinë e krimit e mori vëllai i vjehrrit të tij, Kujtim Ekonomi, dhe dënimi ishte i ulët pasi u quajt vrasje nga pakujdesia.

"Ai person që është në burg është 3 vjet e 4 muaj. Vranë një burrë i mbyllën qepenat  dhe kur vjen fundi janë të lirë. Krimineli që erdhi i pari që mbylli qepenin, është përjashta se pagoi lekë", shprehet bashkëshortja e të ndjerit Arapi.

Ajo ndihet e braktisur nga drejtësia.

"I kërkoja burgun, por nuk i kërkoja vdekjen. Vdekjen e atij nuk e kam dashur. Më dhimbset se vdekja është shumë e hidhur. Ndodhën si ndodhën punët mua nuk ma kthen asnjëri burrin. Unë doja drejtësi, unë nuk doja vdekje. Kur kërkova drejtësi nuk mu dha. Ndodhi drejtësia e Zotit, po, por jo e robit. Për njerëzit, për gjyqtarët për prokurorët. Unë nuk kam parë drejtësi, kam parë vetëm dhimbje, atë që kam përjetuar unë nuk e kam përjetuar njeri", thotë zonja Arapi për Shqiptarja.com.

Në rrëfimin e saj tregon se ditën e djeshme policia ka kryer edhe kontroll në banesën e saj ndërsa në polici janë marrë në pyetje disa të afërm të bashkëshortit të saj. Thotë se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen, dhe se 'të pushtetshmit që kanë lekun dhe drejtësinë' nuk duhet të merren me të.

"Dje janë shoqëruar të gjithë, erdhën bënë edhe kontroll, unë nuk kam lidhje me asgjë. Ata nuk munden me asgjë edhe sikur unë të kisha dashur të bëja gjë, ata janë të pushtetshëm , ata kanë lekun, forcën qeverinë, ata i kanë të gjitha, ata nuk maten me mua, unë jam shumë ndryshe nga ata e kanë të kotë që merren me mua", përfundon Vjollca Arapi.

Jurgen Kurti u ekzekutua mbrëmë në Tiranë poshtë pallatit të tij teksa po shkonte në banesë ku jetonte me nënën, në zonën pran stadiumit "Selman Stermasi" në Tiranë. Persona ende të paidentifikuar nga policia, me maska dhe motor e qëlluan disa herë me armë duke e lënë të vdekur në vend. Burime për Report TV bëjnë me dije se kanë qenë dy autorët që i kane bërë prite të riut pranë banesës së tij dhe më pas e kanë qëlluar me breshëri plumbash duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 23 gëzhoja pistolete, duke lënë të kuptohet se autorët janë siguruar se i riu do të gjente vdekjen.

Kurti është akuzuar edhe për vrasjen e babait të tij në vitin 2016. Nëna dhe babai i tij ishin divorcuar, por ky i fundit mbërriti në banesën e tyre duke u konfliktuar me nënën. Nga përleshja, Artur Kurti mbeti i vrarë ndërsa u plagos daja i Jurgenit që ndodhej në banesë. Leonard Ristani mori autorësinë e krimit në kushtet e vetëmbrojtjes duke lënë kështu të lirë nipin e tij.

Jurgen Kurti, i njohur si menaxher i VIP-ave, kishte në pronësinë e tij mbi 10 biznese, ndërkohë që spikaste jeta luksoze me makina të shtrenjta.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • rok preng xhin mirembrema: 20/03/2019 00:08

    Drejtesia e Perendise ndonjehere i bie pak gjate, dmth nga dora e gangsterucit tjeter qe nuk i jep leket e 200 gr kokaine. Asnje meshire per nje njeri qe ka vrare babane e vet, asnje meshire per nje legen qe bashke me 2 legena te tjere vrasin nje plak vetem. Vafte ne te semes edhe marte edhe shoket me vete!

    Përgjigju
  • Deti: 19/03/2019 15:04

    Halja s ka meritu tj gje

    Përgjigju
  • Kritik Absolut: 19/03/2019 13:40

    Gjykimi vonon por nuk harron.

    Përgjigju
  • Populli: 19/03/2019 11:43

    Kush kalon shume hunj njeri do ti ngulet.

    Përgjigju
    • Berti: 19/03/2019 12:34

      Ja dha drejtesine zoti! Nese do ishte bere drejtesi ky djale do te ishte gjalle, ne burg por i gjalle. Vrasesit e vertete te ketij djali jane prokuroret dhe gjyqtaret qe e liruan. Jane vellezerit kriminele Ikonomi qe blene drejtesine e kalbur. 100% eshte faji i ketyre qe sot ky djale nuk jeton me. Mos harroni rastin Xhuvani, mbas njerit vrau dhe kater te tjere. Drejtesia e koruptuar e mori nen sqetull, por te pakten eshte gjalle.

    • jurgeni: 19/03/2019 12:08

      po te dashures se vet kush do ja paguaj operacionet plastike dhe udhetimet? po pasurin qe e i ati qe ja la me kaq dashuri i ati ku do vej.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?