Myrto Uzuni

Myrto Uzuni 'në modë', 12 milionë euro për sulmuesin e Kombëtares! Beratasin e duan në Premier League

28 Janar 2023, 20:07| Përditesimi: 28 Janar 2023, 20:09

  • Share

Myrto Uzuni është emri më i lakuar nga futbollistët shqiptar, të paktën për momentin. 14 golat e tij në La Liga 2 me Granadan kanë bërë që për beratasin të ketë interes nga disa klube. Së fundmi mediat turke bëjnë me dije se Gallatasaray ka kërkuar informacion te Granada për 27-vjeçarin, me spanjollët që i kanë vendosur çmimin shqiptarit.

Për ta lënë të lirë në janar, spanjollët dëshirojnë 12 milionë euro, duke mos dashur të privohen nga golashënuesi më i mirë i tyre. Kësisoj gjiganti turk duket se është tërhequr për momentin, teksa emri i Uzunit qarkullon edhe te Leeds në Premier League.

Forma e mirë e këtij sezoni dhe të qenit vendimtar para porte, bëjnë që Uzuni të ketë shumë kërkesa në merkato. Kujtojmë se këtë të shtunë Uzuni shënoi dopietë pas kthimit nga dëmtimi, duke i dhënë tri pikë me vlerë Granadas që është në garë për ngjitjen në La Liga. Kujtojmë se beratasi u bashkua me spanjollët një vit më parë nga Ferencvaros (Hungari) për 4 milionë euro.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?