Politikë
Top 24

Mziu boshatis zyrën dhe lë foton e Metës kokëposhtë, Suli s'pranon të ulet në karrigen e Xhelalit: Tre vendimet e para!

7 Gusht 2019, 16:49| Përditesimi: 7 Gusht 2019, 18:14

  • Share

1565189408_1565188797Ndryshonkarriget.jpg

Momenti kur Rakip Suli nuk pranon qe te ulet ne karrigen e Xhelal Mziut
 

Pas hapjes së derës, Rakip Suli është futur në zyrë i shoqëruar nga anëtarët e këshillit dhe militantët e PS-së. Ish-kryebashkiaku Mziu përpara se të largohej kishte boshatisur zyrën, ndërsa fotografia e kreut të shtetit Ilir Meta ishte lënë me kokë poshtë. Në momentin e parë që u ul, Suli nuk pranoi që të ulej në një karrige që ishte ulur Mziu duke e larguar dhe marrë një tjetër, ndërsa tregoi edhe vendimet e para që do të marrë.

"Në radhë të parë mua nuk më shqetësojnë ngjyrat, do të merrem me hallet dhe problemet që i shqetësojnë nga mëngjesi në darkë. Në këtë bashki shërbimet kanë munguar, por sikur e deklarova edhe në momentin e betimit do të jem kryebashkiak i të gjithëve, pasi fëmijët nuk e dinë për kë votoi prindi, por dua kopshtin, cerdhe, shkolla, etj. Vendimi i parë i imi është përsa i përket masave për kopshtet dhe shkollat për vitin e ri shkollor, më pas pastrimi që është problem shumë madhor dhe e treta vendosja në eficencë e administratës në shërbim të njerëzve" tha ai.

Xhelal Mziu? "Nuk e njoh se kush është ky person, e njoh si person që ka ndryshuar veten dhe jo Kamzën. Ndërsa unë kam ndryshuar veten ndërsa tani do të vij të ndryshoj Kamzën". E ndërsa e kishte boshatisur zyrën kur u largua, fotografia e Presidentit Meta ishte lënë më kokë poshtë, por Suli u shpreh "Nuk jam marrë me fotografi. Kam lëvizur vetëm karrigen".

Por cfarë do të ndodhë me administratën? "Administrata, ai që do të ecë me hapin e administratës do të jetë i palëvizshëm, të tjerë do të shkojnë në shtëpi vetë. Mziu ishte i braktisur, nuk kishte asnjë qytetar, vetëm 3 punonjës të bashkisë që paguhen me taksat e qytetarëve, Zoti na ndihmoftë në këtë rrugë me sfida" tha ai.

Pas shpinës së Rakip Sulit fotoja e Ilir Metes e lene përmbysur 


Lajmi kryesor:

Bie Kamza, Mziu boshatis zyrën dhe dorëzohet, Suli i heq karrigen: Tre vendimet e para! (Pamjet si u hap dera)


  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?