Ditën e sotme, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me krerët e bashkive që aktualisht drejtohen nga PD.
Pas këtij takimi ka folur kryetari aktual i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu.
Ai deklaroi i bindur, se nuk e liron zyrën e tij dhe ka paralajmëruar se në 13 tetor qytetarët do shikojnë sesa vota do marrë.
“Asnjë shanc për të lëshuar zyrën përpara zgjedhjeve të 13 tetorit. Është e mjaftueshme duke parë raportin e fundit të OSBE/ ODIHR ku theksohet se është shkelur ligji dhe zgjedhjet janë të paligjshme. Shihemi në zgjedhjet e tetorit”, tha Mziu.
Lajmi kryesor: