Kronikë

Atentati në Vlorë, në makinë me Bledar Birçaj polici i antidrogës! Dëshmia: Na bënë pritë, u trondita...mendova më kapën plumbat

11 Maj 2021, 08:57| Përditesimi: 11 Maj 2021, 17:10

  • Share

VLORË- ‘Jam i tronditur, mendova se më kapën plumbat’, kjo është një pjesë e dëshmisë së shoqëruesit të Bledar Birçajt, i cili u ekzekutua mesditën e djeshme në Vlorë nga një atentat i mirëorganizuar. 

Në momentin e vrasjes Bledari ka qenë i shoqëruar me një shokun e tij, polic i antidrogës Granit Deromema, tek zona e njohur si Bishti i Kalldrëmit për të shkuar në qytet. Report Tv ka mësuar se ai ka deklaruar se ka parë disa persona të maskuar të cilët nuk i ka njohur, ndërkohë që ka shtuar se ishte shumë i tronditur nga ajo që ndodhi.

‘Ishim të papërgatitur, na bënë pritë. Ramë direkt pre e breshërisë së kallashnikovit. Pashë dy veta me maska, por nuk i njoha dot. Ishin të kamufluar. Nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti të fundit. Jam i tronditur, mendova se më kapën edhe mua plumbat.’- mësohet të ketë thënë shoqëruesi i Bledar Birçajt, me detyrë efektiv policie.

Dy persona të veshur me të zeza siç ndiqet dhe nga pamjet kanë filluar të godasin në drejtim të automjetit. Në drejtim të automjetit lloj BMW është goditur plot30 herë. 7 gëzhoja e kanë kapur viktimën në gjoks, trup e kokë duke e lënë pajetë. Personi pasagjer në momentin e sulmit i ka pikasur, është ulur poshtë sediljes së makinës duke i shpëtuar plumbave. Autorët ishin dy, por mendohet të jenë ndihmuar nga të tjerë që i kanë sinjalizuar se Birçaj po vjen.

Në policinë e Vlorës janë pyetur rreth 20 persona dhe po vijojnë te merren në pyetje dëshmitar okular për dinamikën e ngjarjes, ku përfshiehn të afërm, shokë, familjarë, dëshmitarë okular, pronarë biznesesh.

Deri më tani s'ka autorë të arrestuar. Nga dëshmia e personave në vendngjarje policia në ndjekje të autorëve por pa mundur t'i  kapë. Mendohet të jenë larguar në drejtim të fshatrave të lumit të Vlorës ose në periferi të qytetit. Nuk ka automjet  të djegur të raportuar deri tani

Arma e sulmit është kallashnikov i modelit mod 56 kalibri 7.62. Kanë qenë dëshmitarët e pyetur në vendgjarje,të cilët kanë treguar për një automjet të llojit benz ngjyrë gri, por pa mundur që policia t'i kapë autorët të cilët janë larguar. Mendohet se kanë kaluar  nga drejtimi i Kuzumbabasë për t'i zënë pritë. Janë sekuestruar pamjet e sigurisë dhe pritet itenerari i plotë i autorëve. Në lidhje me ngjarjen dhe humbjen e gjurmëve dyshohet se autorët kanë përdorur një tjetër taktikë, duke e fshehur automjetin në garazhd apo banesë të zonës për të humbur çdo gjurmë dhe jo duke i vënë flakën.

Ndërkohe burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se janë shoqëruar tre persona të dyshuar kryesor për ngjarjen, por ende nuk dihet pista e hetimit nga ana e policisë për shkak te fshehjes së hetimeve. Dyshimet kryesore mendohet se janë për prishjesh pazaresh droge në Spanjë. Ndërkohë qe ne vitin 2010 dhe 2011 për pune pronash ka plagosur  një person për një ndërtim në zonën e Lungomares ku dhe ai banonte aktualisht.

Bledar Birçaj u ekzekutua nga një atentat i mirëorganizuar një ditë më parë në zonën e quajtur ‘Bishti i Kalldrëmit’ në Vlorë dhe u qëllua teksa udhëtonte me mjetin tip BMW. Në drejtim të automjetit është qëlluar mbi 10 herë ndërkohë që në trupin e viktimës mendohet se janë konstatuar deri në 7 plumba duke e lënë të vdekur në vend. Pista kryesore e hetimit janë konfliktet që 38-vjeçari mund të ketë pasur në Spanjë, prej nga ishte kthyer para 1 muaji. 

Viktima Bledar Birçaj dhe makina ku ndodhej kur i bënë pritë

 

Ora 09:52
Në makinë me viktimën, pasagjeri që shoqëronte Bledar Birçajn polic anti-droge

Personi që shoqëronte Bledar Birçajn, i cili u ekzekutua një ditë më parë në një atentat të mirëorganizuar në Vlorë, është me detyrë polic antidroge. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ai është identifikuar si G.D në policinë e Vlorës dhe janë të njohur me Bledar Birçajn.

1620719386_Sequence03.00001802.Still001.jpg

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kushtrimi: 13/05/2021 13:40

    Eh u trondit polici medemek, duket duket, se ne tronditje e siper dhe ti u kunderpergjigje me zjarr se u vetmbrojte. Duket duket. Po kot lind nje pyetje, a mos ke dicka per te treguar???

    Përgjigju
  • Latitante: 13/05/2021 13:28

    O Granit, apo Dajo si te te them. Po sa te paguan ksaj here 10 apo me shum. A qerata qerata te ecen per kto pun ty

    Përgjigju
  • Iris: 12/05/2021 00:53

    Do te ishte me mire qe emri i policit te jepej vetem me iniciale deri sa te sqarohet mire prania e tij.Ky ose e ka patur mik ne menyre te ndereshme,ose bashkpuntore per dicka te dyshimte,ose polici ka qene i infiltruar me detyre.Hetimet kane per t'a sqaruar.

    Përgjigju
  • Askushi: 11/05/2021 17:26

    Gjynah se moshe e re po keto jane efektet anesore kurr ben kollaro....edhe ndoshta spiunin per te shpetuar

    Përgjigju
  • Shaban: 11/05/2021 16:03

    Polici ose ka qene bashkpuntor i kriminelit ose ka qene rekrutures i kriminelit. nga ato rastet qe policia duhet te beje publike te verteten qe te mbroje emrin e policise nga qelbaniket.

    Përgjigju
  • Zani i Coles: 11/05/2021 10:16

    Polici i antidroges ne makine me viktimen, cudi dhe mbi te gjitha nuk ka reaguar .Ta fusi ate armen qe ka ne B....

    Përgjigju
  • Bimi: 11/05/2021 10:10

    Ec aty policia qe duam.Si zakonish krah me krah me krimin po aman nese je pendthym, ta tregon vendin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?