Familjarët e viktimës Kudret Saliajt, jashtë kamerës së Report Tv kanë kundërshtuar deklaratat e familjes së Mexhit Picarit. Sipas tyre, Kudreti nuk e ka sulmuar asnjëherë Dhuratën, madje ka kërkuar mbrojtje prej saj. Ata shprehen se një ditë para vrasjes Mexhiti dhe Dhurata i kishin vajtur në shtëpi, ndërsa shprehen se fëmijët janë të traumatizuar nga ngjarja.
"Të merret dosja në prokurori. Dhurata është e dënuar për dhunë në familje. Ka akuza të tjera të cilat nuk janë shqyrtuar nga prokuroria, ka vendime të gjykatave. 3 fëmijët ndodhen në banesën ku jetonte Kudreti. Janë të pavërteta deklaratat e tyre (Mexhitit dhe bashkëshortes). Ditën para vrasjes na kanë ardhur në banesë, Kudreti jo vetëm nuk e ka sulmuar dhe dhunuar atë, por ka kërkuar mbrojtje prej saj. Ka kërkuar forma të ndryshme për ta larguar. Goca 9 vjeç djemtë 12 dhe 16 vjeç janë të traumatizuar. Ne nuk na duhet dalja para mediave, ajo që është bërë është bërë, çfarë zgjidh dalja jonë? Pesha më e madhe jona janë fëmijët tani, Kudretin e përcollëm të shkretin, kujdesi ndaj tyre. Ata le të dalin në media, s'di ç'të them për ta, ne i kërkojmë drejtësisë të japë drejtësi. Pretendimi i saj se është dhunuar nga Kudreti e apo shenjat që ka treguar, s'është e vërtetë. E dimë ne dhe e di edhe ajo e prokuroria kush ia ka bërë shenjat asaj. Janë histori të vjetra. Pyeteni avokatin që u plagos, ai e njeh dosjen", thonë familjarët.
Ndërkohë që familja Picari kanë deklaruar se Kudreti ishte i dhunshëm dhe e rrihte vazhdimisht vajzën e tyre, Dhuratën.
Lajmi kryesor:
Vrasja e Kudret Saliajt në Tiranë, bashkëshortja e vëzhgoi dhe njoftoi babain e saj për veprimet e viktimës! Dëshmitë kontradiktore të tyre para hetuesve
//ReportTv.al