Ron Balaj dhe Marjana Koçeku

Politikë

'Na fal Aron', 'Neomalësorja' reagon për kamerierin që u dhunua nga polici në Vlorë: Duhet me i tregu çdo maskarai se askush s’asht mbi ligjin

27 Korrik, 23:00| Përditesimi: 28 Korrik, 07:21

  • Share

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku e njohur edhe si neomalesorja ka reaguar për 18-vjeçarin Aron Balaj, i cili u dhunua sot nga efektivi Adrian Isufi dhe miku i tij Leart Bimo.

Përmes një postimi, ajo shkruan se ashtu sikurse dhe i riu, ajo e di fare mirë çfarë do të thotë të punosh me orë të tëra, turnet e gjata, tavolinat e shumta, klientët e padurueshëm dhe lodhjen e stërgjatë që të jep puna gjatë fluksit të sezonit.

Ajo thotë se drejtesia të japi vendimin e duhur për këtë rast.

Reagimi i plotë i deputetes:

Qysh 12 vjeçe kam nisë me i sherbye miqve dhe vazhdoj edhe sot te bujtina jonë familjare, pa turp, por me dinjitet e me knaqësi. Ti, Aron, e nxore në dritë nji realitet të dhimbshëm: aty ku nji pakicë burracakësh hala në kyt vend përçmojnë ma të dobtin, ma të vorfnin, apo at që t’sherben.

Reagimi i fortë i opinionit publik asht shpresë, por na duhet me folë edhe ma shumë, që institucionet me veprue si duhet. Jam e bindun se ka edhe raste tjera, por reagimi shembullor sot duhet me i tregu çdo maskarai se askush s’asht mbi ligjin.

Une i di turnet e gjata, tavolinat e shumta e klientat e padurueshem e lodhjen e stergjate te sezonit. Nderkoh me kulture e plot fisnikeri ju pergjigje nji akti dhune qe duhet t’jet e patolerueshme n’shoqnin tone. Trauma jote, psikologjike e fizike, s’ka me shkue kot. Asht si nji flijim që ka me dhanë kontribut për me e ba kët vend pak ma të drejtë. Uroj me zemer që drejtesia të japi vendimin e duhun për këtë rast! Na fal Aron Balaj, falemners Aron Balaj!', shkruan ajo. 

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • five company: 28/07/2025 21:46

    Nuk e kam idene nese brezi i ri ka ndonje njohuri nga "TED- Talking". Shume figura te njohura piblike nga bota e politikes, shoqerise civile, kultures, artit, figira jo te njohura, njerez te thjeshte etj diskutojne per problemet dhe natyrisht shfaqin dhe ballafaqojne teorite e tyre personale si rezultat i eksperiencave personale. Dhe ne sipas filozofise se njohur te Tezes, Antitezes dhe sinteza qe gjenerohet ne nje habitat te tipit Darvin per evolucionin e specieve, kalojme shpesh ne tipin e kavies eksperimentale. Ndoshta per te argumentuar dhe provuar teorite e tyre si progresiste por qe paguhet me nje " cmim special" per Tezen, "cmim special per Antitezen" dhe nje cmim i larte per Sintezen. Duheshin patjeter te ndryshoheshin kushtet e habitatit human qe ti jepej nje cmim special evolucionit ne kushte " speciale" qe speciet ti nenshtroheshin Antitezes se Humanizmit. Dhe sinteza do te ishte ose " C' njerezore" ose Jo Humane. ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?