Orges Shehi, trajneri i Partizanit

'Na ndihmuan tifozët', Orges Shehi pas kualifikimit: Partizani luajti më mirë se në ndeshjen e parë

19 Korrik, 12:59| Përditesimi: 19 Korrik, 13:01

  • Share

Partizani ia doli të fitonte me përmbysje 1-2 kundër Marsaxlokk në Maltë, sfidë kjo që i dha të drejtë "Demave" të kalonin në turin e dytë të Conference League, aty ku i pret Iberia 1999 (ose ish-Saburtalo).

Trajneri i të kuqve, Orges Shehi foli për kanalet e klubit dhe tha se Partizani luajti më mirë se në ndeshjen e parë të barazuar 1-1 në "Elbasan Arena".

“Është e vërtetë që ndeshja shkoi në minutat e fundit po i rëndësishëm është kualifikimi. Kemi luajtur më mirë se ndeshjen e kaluar. Kemi qenë gjithë kohën në kërkim të golit, u ndëshkuam në fillim të pjesës së dytë nga gol i kundërshtarit që gjithë kohës qëndroi në zonën e vet dhe kërkonte topat e gjatë dhe tranzicionet për t’u rinisur.

Rëndësi ka kualifikimi dhe më vjen mirë për çunat që bënë këtë lloj performance. Me këtë formatin e ri, që nuk vlen goli në fushën kundërshtare, pak rëndësi ka ku luhet ndeshja e parë. Do përgatitemi për ndeshjen tjetër ndaj gjeorgjianëve që të bëjmë maksimumin për të shkuar sa më lart. E thashë dhe dje, gjej rastin t’i falenderoj tifozët. Nuk i prisja kaq të shumtë në numër.

Përgëzime që arritën të vijnë deri këtu, skuadra ka nevojë për mbështetjen e tifozëve, aq më tepër kur luan jashtë në një shtet tjetër. Prania e tyre ka qenë plus i madh për ne dhe gjej rastin t’i falenderoj”, u shpreh Shehi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?