Politikë

VIDEO/ ‘Na nxore gjumin’, Basha i përgjigjet Ramës: Ngele duke pyetur për shokët e mi! S’ke faj, vetëm bufi të ka ngelur, jeni të pandashëm

22 Mars, 00:54| Përditesimi: 22 Mars, 14:20

  • Share

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili nga njësia numër 8 ironizoi duke thënë se mezi i nxori gjumin Lulit. Ndërkohë, Rama pyeti edhe për kandidatin e Bashës në këtë njësi, ndërsa drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik nuk vonoi me përgjigjen përmes një video në Facebook, i cili replikoi nga krevati, pas orës 12 të natës.

Basha i thotë me ironi kryeministrit se ngeli duke pyetur për shokët e tij, pasi ka ngel vetëm me bufin. Që sipas Bashës, Rama dhe bufi (Sali Berisha) janë të pandashëm.

“E ngjalla Lulin, mezi e ngjalla. Tani Luli ka potencial. I thosha dhe atyre dje, s’kanë për ta përsërit kurrë ata rezutatin që bëri Luli në 2021. Nuk e kapin më. Ai thotë mi vodhën, por nuk e kapin më. Ka qnë PD më e organizuar në territor, s’ka qenë më parë dhe s’do jetë. Se janë kaotikë. Me Euroatlantikët, kam frikë.. Ku e ka gjet këtë emrin Euroatlantikë”, theksoi Rama.

“O Rama na nxorre gjumin te lagjja ime e vjetër. Kush është kandidat? Pëllum Seferi mo Rama. E njeh mirë ti, ta hoqi skalpin në 2021. E mor Rame, mos Rame, ngele duke pyetur për shokët e mi. S’ke faj mo burr, gjithë shokët e tu 7x7=313. Veç një shok të ka ngel, bufi. Vdes për bufin ti o Rame. Ti dhe bufi, bufi dhe ti jeni të pandarë. Hajde Rame hajde, se lidhemi nesër për më shumë”, i përgjigjet Basha.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Adi: 22/03/2025 05:11

    Çfar rrugaçi..... Idiot duhet të jet ai që e voton këtë edhe atë....!

    Përgjigju
  • Mario: 22/03/2025 01:16

    Sa idiot eshte ky, edhe pamjem ashtu e ka.

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 22/03/2025 08:46

      O lul a e shikon ndonjehere fytyren tende ne pasqyre ? Tave balte , butak , njeri pa shtylle kurizore .I mbyturi kerkon te te mbysi i tille je , hajdut , vreses , antishqiptar .rruga e kombit ,vilat , 21 Janari , shitja e detit , shkaterrimi i Tiranes qe e ktheve ne vc .Doni me per belulin o popull ?

  • Sondazhi i ditës:

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?