Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili nga njësia numër 8 ironizoi duke thënë se mezi i nxori gjumin Lulit. Ndërkohë, Rama pyeti edhe për kandidatin e Bashës në këtë njësi, ndërsa drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik nuk vonoi me përgjigjen përmes një video në Facebook.
Basha i thotë me ironi kryeministrit se ngeli duke pyetur për shokët e tij, pasi ka ngel vetëm me bufin. Që sipas Bashës, Rama dhe bufi (Sali Berisha) janë të pandashëm.
“E ngjalla Lulin, mezi e ngjalla. Tani Luli ka potencial. I thosha dhe atyre dje, s’kanë për ta përsërit kurrë ata rezutatin që bëri Luli në 2021. Nuk e kapin më. Ai thotë mi vodhën, por nuk e kapin më. Ka qnë PD më e organizuar në territor, s’ka qenë më parë dhe s’do jetë. Se janë kaotikë. Me Euroatlantikët, kam frikë.. Ku e ka gjet këtë emrin Euroatlantikë”, theksoi Rama.
“O Rama na nxorre gjumin te lagjja ime e vjetër. Kush është kandidat? Pëllum Seferi mo Rama. E njeh mirë ti, ta hoqi skalpin në 2021. E mor Rame, mos Rame, ngele duke pyetur për shokët e mi. S’ke faj mo burr, gjithë shokët e tu 7x7=313. Veç një shok të ka ngel, bufi. Vdes për bufin ti o Rame. Ti dhe bufi, bufi dhe ti jeni të pandarë. Hajde Rame hajde, se lidhemi nesër për më shumë”, i përgjigjet Basha.
Komente

Sa idiot eshte ky, edhe pamjem ashtu e ka.
Përgjigju