Kronikë

'Ligjet i bëj unë dhe vendos unë!' 3 efektivë kallëzojnë Pjerin Ndreun: Doli nga lokali me muzikë e na pengoi të ushtrojmë detyrën! Reagon kryebashkiaku: Barkderra që kalojnë kompetencat

29 Qershor 2021, 12:29| Përditesimi: 29 Qershor 2021, 15:48

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu është kallëzuar penalisht në prokurori, nga tre efektiv të policisë së shtetit, me pretendimin se i ka penguar të ushtrojnë detyrën. Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në zonën turistike të Shëngjinit, jashtë ambienteve të një hoteli në vijën e parë të bregdetit.

Rreth orës 11:00 të mbrëmjes patrulla e policisë ka konstatuar se gjenerohej muzike me volum të lartë tek hoteli në fjalë në kundërshtim të aktit normativ nr.23 të datës 26.05.2021, që e ndalon një veprimtari të tillë. Në këto kushte punonjësit e policisë kanë kërkuar ndërprerjen e muzikës dhe mbylljen e lokalit, por kanë hasur në kundërshtinë e pronarit të subjektit.

Përballë rezistencës, në ndihmë të patrullës së Shëngjinit ka shkuar forca e posaçme "Shqiponja" të cilët në debat e sipër kanë tentuar të shoqërojnë në komisariat pronarin e hotelit, por referuar kallëzimit penal në ato momente ka dalë nga lokali kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, duke i penguar që të ushtrojnë detyrën me pretendimin se ligjin e bënte ai.

Menjëherë pas përfundimit të shërbimit efektivet e policisë i janë drejtuar prokurorisë së Lezhës, duke dëshmuar atë çfarë ju kishte ndodhur dhe kallëzuar penalisht kryebashkiakun Ndreu dhe pronarin e hotelit.

Por çuditërisht një ditë më pas, ndaj dy efektiveve të patrullës së Shëngjinit ka nisur hetim disiplinor nga eproret e tyre për "Shkelje e rëndë e atributeve e kompetencave të policisë", me argumentin se në subjektin ku po gjenerohej muzikë në shkelje të ligjit, po zhvillohej një aktivitet i Bashkisë Lezhë, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të huaj dhe se efektivet e policisë ishin telefonuar nga shefi i komisariatit Nik Nikolli që të largoheshin nga aty.

Ndërkohë menjëherë pas kallëzimit penal organi i akuzës është vënë në lëvizje dhe pritet të nisin hetimet në lidhje me rastin. Në një reagim në rrjetet sociale, Ndreu thotë se kallëzimi penal është bërë nga policë barkderra, që kapërcejnë kompetencat dhe kryejnë veprime në kundërshtim me ligjin. Duke kërkuar ndjesë për tejkalimin e orarit, Ndreu shton se gjoba ishte korrekte por jo veprimet e dhunshme të policisë.

Kallëzimi penal qe efektivët e policisë kanë berë për Pjerin Ndreun

 

Kallëzimi penal qe efektivët e policisë kanë berë për Pjerin Ndreun

 

Ora 13:22
U kallëzua penalisht nga tre efektivë policie, reagon Ndreu: Barkderra që kapërcejnë kompetencat! Kontigjentet kriminale bëjnë ça duan dhe s'po i prek njeri

Pasi u kallëzua penalisht nga tre efektivë policie pasi i ka ndaluar që të ushtrojnë detyrën, ka ardhur reagimi i kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreut. Në një reagim në rrjetet sociale, Ndreu thotë se kallëzimi penal është bërë nga policë barkderra, që kapërcejnë kompetencat dhe kryejnë veprime në kundërshtim me ligjin. Duke kërkuar ndjesë për tejkalimin e orarit, Ndreu shton se gjoba ishte korrekte por jo veprimet e dhunshme të policisë. Ai shton më tej se kontigjentet kriminale bëjnë ça të duan dhe si prek njeri dhe se një shkelje që meriton gjobë bëhet gurgule!

'Kallzim penal nga police barkderre, qe kapercejne kompetencat dhe kryejne veprime ne kundershtim me ligjin?!

-Qe nderhyjne ne nje darke zyrtare me prezencen e 15 kryetarve te komunave te Kosoves, me veprime te dhunshme, kur mund te shkruanin gjoben sipas ligjit qe eshte deryra qe duhet te benin ne keto raste!

-Me e keqja eshte se ndersa kryenin veprime te dhunshme ne nje darke zyrtare, shumica e lokaleve te Shengjinit ishin hapur, apo  rrine hapur cdo nate deri ne oren 02, gje qe vertetohet me hapjen e kamerave lehtesisht.

- Pretendimi qe jane fyer eshte menyre per te shmange tejkalimin e kompetencave, veprimet e dhunshme ne nje darke zyrtare dhe shperdorimin e detyres duke mos vepruar ne lokalet e tjera qe ishin hapur pothuaj te gjitha.

Duke kerkuar ndjese per tejkalimin e orarit me 20 min, theksoj se gjoba do ishte korrekte, por jo veprimet e dhunshme.

Zhargoni qe vesh media me pretendime policesh me bark te fryre nga birra, eshte i tepruar.

Si drejtuesh i pushtetit vendore e kam per detyre te mbaj qendrim kur policia tejkalon masen dhe kryen veprime te dhunshme kur nuk kishte asnje kontigjent kriminal ne ate darke.

Por pikerisht kjo eshte problematike, se ndersa kontigjentet kriminal bejne ca te duan dhe si prek njeri, nje shkelje qe meriton gjobe per kedo, edhe per mua, behet gurgule!'-shkruan Ndreu.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Trnakop Kacija: 29/06/2021 15:58

    Vec paramendone cfar POPULLI ka ne Lezhe kur ky ftyr derr (Pjerin) fiton ne zgjedhje - hahahahahahahw paramendone.

    Përgjigju
  • Tutu: 29/06/2021 15:16

    Pjerin Ndreu nje cope plehre….po ka kellqe prokuroria tja tregoje vendin ketij kapadaiu injorant me 4 klase shkolle…

    Përgjigju
  • Tipi: 29/06/2021 15:09

    Z.Ndreu, duhet te jeni shembull, jo te thoni qe tere lokalet rrine hapur deri ne ora 02. Ti nuk je gjykate te mbash qendrim, ti je qytetar qe i bindwsh qendrimit te policisw. Jo per gje, por i boe qe ose je i forte mbi ligjin, ose ne qytetaret jemi dele qe respektojme ligjin.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 29/06/2021 14:56

    Timoni dhe Tepsia dhe Partia-Pushteti-Pasuria trinomi sektrilindjes PPP. Lum ti more popull që e ke dhe nuk ha barin e patronazhisteve po ate te kontaminuarin nga mediat e blera e mashtruese.....

    Përgjigju
  • Ridi: 29/06/2021 14:40

    Ky person nuk eshte dashur te kishte ate pozicion. Ne Shkoder thojme kur "magjypit i bjen loteria"nuk din se cfare ban,ky person ashtu eshte.

    Përgjigju
  • loni: 29/06/2021 14:19

    Ky vemje e flliqur qe ofendon policet!!!

    Përgjigju
  • Shqiptari: 29/06/2021 13:57

    Kryetari i Komitetit Ekzekutiv te Lezhes ( Bashkise), nuk mund ta quaj kryetar bashkie se eshte i emeruar e Jo i zgjedhur, i quan policet barkderra!!!!!! Po kur ishe oficer i thjeshte e me pas drejtues nuk ishin barkderra?! Te kesh turp per kete qe ke deklaruar! Po ku di gje ti se çfare do te thote te kesh turp! E ka fajin Rama qe ta ka dhene me ferman Bashkine! Normale pastaj qe ti te tallesh me policine e shtetit! Sa te jete kukulla jote drejtor ne Lezhe vazhdo vetem kujdes se mund te vije ndonje drejtor hundelesh dhe e di mire ti se çfare ndodh kur shperdoron detyren! E di nga koha e Igli Toskes!!!!!!!

    Përgjigju
  • Scutari: 29/06/2021 13:48

    Fytyra e policise dhe fytyra e shtetit!! Nje ish-barkderr i thote ish vartesve te vet "Barkderr"!!

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 29/06/2021 13:45

    Bashkepuntor me krimin behesh edhe kur shprehjen "ligji jam une","shteti jam une".Che e konkretizon me arrogancen tende ne qqendrimin ndaj zbatuesve te ligjit.Paska mesuar nga Ilir Meta.

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 29/06/2021 13:40

    Si thone shkodranet?"mos te vehtja ne qejf".Asnje mbi ligjin.Nese ka ndonje the per barkun e policeve le ti thote ne prokurori dhe gjukate.Asnje presion ndaj policeve,ndryshe ,zoterinj eprore policesh,behemi bashkefajtore ne shkaterrimit e forces se ligjit,Ndaj ju te paret duhet te leshoni detyren.Barkun sejcili e mban vete dhe nuk ka lene Pjerin Ndreun tua peshoje.

    Përgjigju
  • Sara: 29/06/2021 13:20

    Ja pse policet kan frik te bejn detyren.Krimi ne pushtet ben ligjin dhe te heq dhe nga puna po bere detyren me ndershmeri.

    Përgjigju
  • Olti: 29/06/2021 13:09

    Asgje nuk ka then te cuditshme Ndreu.Ligjin e ben ai dhe trafikantet si ai qe Rama i ka vendos ne pushtet.Si ka per te vendos rend policia kur ka kunder vet qeveritaret?Do ishte nje shembull shkarkimi i menjehershen i tij por ktu shteti esht i lidhur me krimin dhe krimi ben ligjin

    Përgjigju
  • Agjenti: 29/06/2021 12:55

    Edhe kur zbaton ligjin prape ti denohesh. Si nuk pati njeri kamer trupi ta faktonte kollaj.

    Përgjigju
  • Agjenti: 29/06/2021 12:53

    Mer kokcepsh do Kosenin ti bashke me larot qe ke mbrapa tju beje rreshtore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?