SHELL ka vënë në dispozicion një kalendar të mirëstudiuar nga përfundimi i eksplorimit tek nisja e prodhimit dhe parashikohet që për këtë projekt të jenë të angazhuar mbi 5 mijë punonjës.
"Gjithashtu me SHELL qeveria ka diskutuar edhe për skenarët si do të efektojë të ardhurat që do të derdhen në buxhetin e shtetit duke nisur nga fuçia e parë. Kush është përfimi që merr shteti përmes AKBN-së, apo tatim fitimi i përcaktuar 50 %, apo çdo të ndodhë në fazat e tjera të prodhimit si në fuçinë kur arrin 15 mijë përditë apo 30 mijë cdo ditë. Synimi është të maksimalizohet prodhim. Deri në momentin e nisjes së prodhimit numri i të punësuarve do të arrijë mbi 5 mijë punonjës” u sqarua në konferencë nga ministrja e Energjisë.
Lajmi kryesor:
Nafta në Shpirag, Rama: Cilësia premium si ajo e Arabisë Saudite, do të ndryshojë ekonominë! Investimi 3 deri në 7 mld euro
S.G/ReportTv.al