Kryeministri Edi Rama tha se është mjaft i sensibilizuar me naftëtarët e Ballshit të cilët janë në ditën e 9-të të grevës së urisë. Ai tha se e di dhe e ndjen hallin e tyre, por se qeveria nuk ka fal por privatizimi kriminal që i është bërë rafinerisë. Rama tha se për çështjen e tyre ka takuar edhe presidentin e Azerbajxhanit dhe se sot të marrë informacione të tjera në lidhje me kompaninë.
"E gjithë shqetësimi i naftëtarëve ka nisur si pasojë e privatizimit kriminal të rafinerisë, ku asnjëherë nuk u bënë investime serioze. Unë jam i shqetësuar dhe i sensibilizuar, por nuk ka nevojë për grevë që të më sensibilizojnë mua. Edhe sot do marr informacion për kompaninë që presupozohej që pasi fitoi një garë do hynte në procesin e ndezjes së rafinerisë. Në këtë pikë që ne jemi përgjegjës për këtë është e tepërt. Do bëjmë çmos. Për këtë takova enkas presidentin e Azerbajxhanit për naftëtarët e Ballshit", tha Rama.
Lajmi kryesor:
'Para 7 vitesh s'kishim sistem shëndetësor', Rama: Nga 1 janari rrisim pagat e mjekëve me 40% dhe 15% për arsimtarët
//ReportTv.al