Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp ka deklaruar sot vendimin final për rritjen e pagave të mjekëve dhe arsimtarëve, ku thekson se për bluzat e bradha do rritet 40%, kurse për mësuesit me 15%.
Ai e ka quajtur rritjen e pagës për bluzat e bardha historike, ndërsa thekson se rritja e fondit të përgjithshëm të pagave gjatë qeverisjes së tij është dyfishuar.
"Unë nuk do të zgjatem shumë në shifra sepse do tua lë 2 ministrave por do të them që paga për bluzat e bradha do rritet 40%, rritja më e madhe historike për bluzat e bardha. Edhe për arsimtarët do të rritet me 15%. Detajet do ti japë ministria e Financave", tha Rama.
Sa i përket fondit të përgjithshëm të pagave kryeministri bën me dije se është rritur nga 450 milion dollarë që ishte në 2013, në 710 milion dollarë sot.
"Fondi i Përgjithshëm i pagave është rritur nga 450 milion dollarë në 2013 në 710 milion dollarë sot, duke përfshirë edhe rritjen e sotme.
Që do të thotë se dy mandate të qeverisë atyre që nuk e di se ku e gjejnë kurajon të rikthehen, dhe mandatet e qevrisjes tonë është thuajse dyfishi i pagave në sektorin publik, me të njëjtin numër po e marrim megjithëse numri i punonjësve sot është më i vogël, pak më i vogël.
Ata që ngatërrojnë pagesat me taksat konsumin e energjisë dhe ujit me taksat por dhe për të gjithë ata që insistojnë jashtë realitetit të fakteve se ne paskemi rritur taksat, kursimi nga taksimi i ndershëm në Shqipëri është 21 milion dollar ënë vit dhe 166 milion dollarë në këto vite.
166 milion dollarë të cilat ata ua merrnin njerëzve ne ua kemi lënë njerëve në arkën e familjeve të tyre është fakt. Vetëm nga kursimi i taksës, i asaj taksës famëkeqe të sheshte që ne e shembëm dhe e kthyem në taksë të ndershem kush fiton më pak paguan më pak dhe kush më shumë paguan më shumë", shtoi kryeministri.
"Të gabosh është njerëzore, të isistosh është fjallëzore" Këta mirë që gabuan njëherë por duan përseëri. E fundit nga ana ime përpara se të më duhet të flas, është që javën e ardhshme do të komunikojmë edhe ndryshe të tjera që lidhen me taksimin e ndershëm në funksion të lehtësimit të asaj pjese të shtresës së mesme që është në piramidën e taksimit për të ardhurat personale dhe për pagat minimale që do të hyjën në fuqi në 1 janar.
Jemi kthyer në një motorr të shtuar të rimëkëmbjes ekonomike por sepse po finalizojmë disa procese të rëndësishme që do të sjellin 2 ose 3, 4 vitet e ardhshme fluksin më të madh në ekonomi", tha ai.
VIDEO/Konferenca e plotë e kryeministrit Edi Rama me ministrat Arben Ahmetaj dhe Anila Denaj
Kryeministri Edi Rama, teksa është pyetur lidhur me largimin e bluzave të bardha nga vendi, ka theksuar se nuk ka mungesë mjekësh në sistemin tonë shëndetësor.
Ndërkaq shtoi se para 7 vitesh vendi ynë nuk kishte sistem shëndetësor ndërsa sot gjithçka ka ndryshuar.
"Pjesa më e madhe e mjekëve nuk kanë ikur nga Shqipëria, doni ju apo s'doni ju. Shifrat janë aty. Ne nuk kemi mungesë mjekësh në sistemin shëndetësor, doni ju s'doni ju. Mos ngatërroni standardet e shërbimit në një tablo globale me mungesën apo mos mungesën globale, se ti na çove deri në Pakistan.
Pse e ke këtë zakon që i ndërhyn tjetrit sepse s'e kuptoj. Ambrozia, mos përfito nga statusi i veçantë. Ti nuk saktëson dot pyetjet e tua ndërkohë që unë flas. Pastaj mund të marrësh mikrofonin dhe të thuash më fal por e kisha diku tjetër. Mos më ndërprit. E kemi kaluar këtë fazë apo jo. Faleminderit shumë (i kthehet gazetres ambrozia Meta e cila e replikonte jashtë mikrofonit)
Mos ngatërroni gjëra që s'kanë lidhje me njëra tjetrën. Shqipëria sistem shëndetësor me probleme dhe nevoja të mëdha por është një sistem shëndetësor. Para 8 vitesh Shqipëria nuk kishte sistem shëndetësor.
Në spitale dhe po iu kujtoj se në spitalin Nënë Tereza hyje dhe nuk e ndaje dot a ishe në një pazar fruta perimesh apo në një treg frutash të përdorura sepse vetëm spital nuk çoje nëpër mend. Pastaj hyje brenda dhe s'e dalloje kush ishte mjeku, infermieri, i sëmuri sepse s'kishte as uniforma. Spitali s'kishte ilaçe.
Larg qoftë të kishte rënë Covidi 7 vjet më parë sot do të ishim ne si 7 vjet më parë atëherë do ishte Shqipëria lajm botëror", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se është mjaft i sensibilizuar me naftëtarët e Ballshit të cilët janë në ditën e 9-të të grevës së urisë. Ai tha se e di dhe e ndjen hallin e tyre, por se qeveria nuk ka fal por privatizimi kriminal që i është bërë rafinerisë. Rama tha se për çështjen e tyre ka takuar edhe presidentin e Azerbajxhanit dhe se sot të marrë informacione të tjera në lidhje me kompaninë.
"E gjithë shqetësimi i naftëtarëve ka nisur si pasojë e privatizimit kriminal të rafinerisë, ku asnjëherë nuk u bënë investime serioze. Unë jam i shqetësuar dhe i sensibilizuar, por nuk ka nevojë për grevë që të më sensibilizojnë mua. Edhe sot do marr informacion për kompaninë që presupozohej që pasi fitoi një garë do hynte në procesin e ndezjes së rafinerisë. Në këtë pikë që ne jemi përgjegjës për këtë është e tepërt. Do bëjmë çmos. Për këtë takova enkas presidentin e Azerbajxhanit për naftëtarët e Ballshit", tha Rama.
Ministrja e Ekonomisë, Anila Denaj, ka deklaruar se 18 500 mjekë do përfitojnë nga rritja e pagës me 40%.
Vendimi për rritjen e pagave për bluzat e bardha dhe arsimtarët do të hyjë në fuqi në 1 janar.
"Pagat e bluzave të bardha e arsimtarëve hyjnë në fuqi në 1 janar. Rritja e pagave do të shkojë 8 mld lekë më shumë në vit. Paga mesatare e mjekëve nga 57 mijë lekë në 79 mijë e 800 lek. Paga mesatare e infermierëve nga 37 mijë lekë në 58 mijë e 810 lekë. 18 500 mjekë do përfitojnë nga rritja e pagës.
Mësuesit në 9-vjeçare, paga shkon nga 65 mijë lekë në 72 mijë lekë. Mësuesit në gjimnaz, paga nga 69 mijë lekë në 76 mijë lekë", tha Denaj.
Kryeministri Edi Rama ka folur për sistemin e aplikimi EITAS që BE ka vendosur duke thënë se ky nuk është një kthim pas dhe as një vizë, por një procedurë që ka si objektiv kryesor forcimin e kontrolleve të sigurisë për personat që udhëtojnë pa viza në zonën Shengen, me qëllim përforcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe parandalimin e migrimit të parregullt. Rama tha se vendet Shengen ku bën pjesë edhe Shqipëria duhet të regjistrohen onle pë rtë marrë knfimin që mund të hyjn lirshëm në BE.
"Punët e BE besoj se keni filluar ti mësoni dhe ju përveç meje. Ka që në 2016 që flitet për këtë por gjithsesi nuk bëhet fjalë për ndonjë kthim pas, por për një sistem sigurie të BE-së, për të gjitha shtetet jo anëtare të BE dhe nuk kanë nevojë për vizë. Sistemi ETIAS duket që para se të nisesh të bëjnë një aplikim online dhe aplikimi nuk është për vizë, por t'i e bën futet në sistem dhe merr konfirmimi po online në një kohë të shkurtër nëse je apo jo i lejuar të hysh në BE në bazë të kartelës kriminale. Është e gjitha për shtete që nuk e kanë nevojë për vizë", tha Rama.
Znj.Ministre tregon qe do rritet me 40% paga per funksion ( paga e grupit per mjeket eshte 14.000 leke eshte pra do kete rritje prej 5600 leke) Ndersa ne prezantim i rrit te gjithe komponentet me 40% .
PërgjigjuNje qeveri qe ne krizen me te thelle te buxhetit te shkaktuar nga shpenzimet e termetit dhe kovidit paska para per te rritur pagat,pas kater vitesh qe nuk i rriti asnje qindarke te vetme,ne te vertete e pranon me gojen e saj se deri me tani jua ka hequr mjekeve,infermjereve dhe mesuesve ato para qe duhej tu paguante. Pra,sot qeveria e provoi me aktin e saj se nuk ka rritur pagat 40 apo 15 perqind,por se per kater vitet e kaluara ua ka ndaluar me dashje mjekeve dhe mesuesve paga te pakten 60 apo 70 perqind me te larta se keto qe marrin tani.
PërgjigjuMe behet shume qefi per mjeket dhe mesuesit...sa mire qe ky vendim nuk ka fare karakter elektoral por eshte tregues i profesionalizmit te qeverise... ddaaaaa muuuuu beeeee
PërgjigjuZoti Rama, Mos fyeni sistemin shëndetësor shqiptar. Sistem shëndetësor Shqiperia ka patur edhe perpara 2013 edhe perpara 1990. Do ju kthehet si burerang kjo strategji elektorale bazuar ne genjeshtra. Gjithesesi, urime mjekeve per rritjen e ndjeshme te pagave. Uroj qe rritje e tille te behet sa me shpejte edhe per pedagoget, policet, etj.
PërgjigjuO mafjoz asgje nuk te shpeton nga burgu
PërgjigjuShum mir brn qe i ngre rrogen mjekeve dhe mesuesve po shiko dhe shtresen e varfer me mire ata qe marin asistenc dhe pesionistat j
PërgjigjuPo rrobaqepesve dhe berbereve pse nuk ja rrit o pallosh?
PërgjigjuNga 40% qe kishte premtuar per arsimtaret , tani thote do rritet 15 % nje tallje e hapur me mesuesit profesionin me te veshtire ne kohen e sotme !
PërgjigjuHako Nuk paske faj qe ben te tilla komente ? Sepse niveli jot intelektual eshte ne nivel per te ardhur keq ! Nese mendon qe esht kaq e lehte puna e mesuesit , lufto dhe banu edhe ti mesues ? Ndersa rroga llogaritet neto dhe jo bruto qe thua ti 670 , por shkon tek 500 . Nje keshille merru me punet tua dhe jo me pushimet e mesuesve .Suksese ne jete .
Nese ka ndonje profesion te lehte, na lajmero.Te gjithe punet jane te veshtira, por kam mendimim qe profesioni i mesuesit me 25 ore pune ne jave dhe 160 dite pushimi ne vit.eshte me i preferuari.Prandaj mjaft bete viktimen, sepse peevecse tregoni nivelin e ulet te njohurive dhe mosrespektimin e punes se thereve qe punojne shume me teper, asgje tjeter nuk ndihmon.
750 mij lek per nje mesues tallje? Ja shtofte zoti talljen.
Po pensionistet e qytetit qe nuk kan asnje te ardhur pervec ati pension qe Rama i ka rrit 8% ne 8 vite rrjepje te popullit? Fshati ka token,bagetin,po qyteti vetem me nje pension qesharak jeton.Minimumi i pensionit ne qytet duhet te jet 300 mij lek.Te pakten voten e pensionisteve harroje se do e maresh o Edi
PërgjigjuShqiptaret e roptuan me maloku, dhe po japin shpirt me ty o Ed palloshi
PërgjigjuPo inxhinierave pse nuk ua rrit rrogen. Kush ti ben gjith investimet qe mburret qeveria. Kush mo...inxhinierat. Ata jane heronj. Dhe ta dini se firma qe hedhin ata i ndjek pas gjith jeten. Se jane pergjwgjes. Dhe sa paguhen. Sa nje shofer ne oshee. Turp.
PërgjigjuPervecse punojne ne privat,ku e pe kete pergjegjesi qe mbajne?? Tere keta pallate te shemtuar e rruge te shtrembura e kanalizime qe bllokohen,ke degjuar ndonje inxhenier te marre persiper fajin e ta paguaje??? Do ishte me e bukur Shqiperia sot,nq keta inxheniere do ta benin punen e tyre me seriozitet...
shumica e tyre punon privat, dhe mos jua qani hallin.