Kryeministri Edi Rama ka folur për sistemin e aplikimi EITAS që BE ka vendosur duke thënë se ky nuk është një kthim pas dhe as një vizë, por një procedurë që ka si objektiv kryesor forcimin e kontrolleve të sigurisë për personat që udhëtojnë pa viza në zonën Shengen, me qëllim përforcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe parandalimin e migrimit të parregullt. Rama tha se vendet Shengen ku bën pjesë edhe Shqipëria duhet të regjistrohen onle pë rtë marrë knfimin që mund të hyjn lirshëm në BE.
"Punët e BE besoj se keni filluar ti mësoni dhe ju përveç meje. Ka që në 2016 që flitet për këtë por gjithsesi nuk bëhet fjalë për ndonjë kthim pas, por për një sistem sigurie të BE-së, për të gjitha shtetet jo anëtare të BE dhe nuk kanë nevojë për vizë. Sistemi ETIAS duket që para se të nisesh të bëjnë një aplikim online dhe aplikimi nuk është për vizë, por t'i e bën futet në sistem dhe merr konfirmimi po online në një kohë të shkurtër nëse je apo jo i lejuar të hysh në BE në bazë të kartelës kriminale. Është e gjitha për shtete që nuk e kanë nevojë për vizë", tha Rama.
Lajmi kryesor:
'Para 7 vitesh s'kishim sistem shëndetësor', Rama: Nga 1 janari rrisim pagat e mjekëve me 40% dhe 15% për arsimtarët
//ReportTv.al