Kryeministri Edi Rama, teksa është pyetur lidhur me largimin e bluzave të bardha nga vendi, ka theksuar se nuk ka mungesë mjekësh në sistemin tonë shëndetësor.
Ndërkaq shtoi se para 7 vitesh vendi ynë nuk kishte sistem shëndetësor ndërsa sot gjithçka ka ndryshuar.
"Pjesa më e madhe e mjekëve nuk kanë ikur nga Shqipëria, doni ju apo s'doni ju. Shifrat janë aty. Ne nuk kemi mungesë mjekësh në sistemin shëndetësor, doni ju s'doni ju. Mos ngatërroni standardet e shërbimit në një tablo globale me mungesën apo mos mungesën globale, se ti na çove deri në Pakistan.
Pse e ke këtë zakon që i ndërhyn tjetrit sepse s'e kuptoj. Ambrozia, mos përfito nga statusi i veçantë. Ti nuk saktëson dot pyetjet e tua ndërkohë që unë flas. Pastaj mund të marrësh mikrofonin dhe të thuash më fal por e kisha diku tjetër. Mos më ndërprit. E kemi kaluar këtë fazë apo jo. Faleminderit shumë (i kthehet gazetres ambrozia Meta e cila e replikonte jashtë mikrofonit)
Mos ngatërroni gjëra që s'kanë lidhje me njëra tjetrën. Shqipëria sistem shëndetësor me probleme dhe nevoja të mëdha por është një sistem shëndetësor. Para 8 vitesh Shqipëria nuk kishte sistem shëndetësor.
Në spitale dhe po iu kujtoj se në spitalin Nënë Tereza hyje dhe nuk e ndaje dot a ishe në një pazar fruta perimesh apo në një treg frutash të përdorura sepse vetëm spital nuk çoje nëpër mend. Pastaj hyje brenda dhe s'e dalloje kush ishte mjeku, infermieri, i sëmuri sepse s'kishte as uniforma. Spitali s'kishte ilaçe.
Larg qoftë të kishte rënë Covidi 7 vjet më parë sot do të ishim ne si 7 vjet më parë atëherë do ishte Shqipëria lajm botëror", tha Rama.
Lajmi kryesor: