Aleksandër Mejdani, naftëtari që u dërgua në spital mëngjesin e sotëm shfaqet në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
Për Report Tv ai thotë se nuk mban mend se çfarë ndjente kur u shoqërua në spital.
"Nuk mbaj mend se çfarë ndjeva. Kam dhimbje koke, tension. Më dhembin kyçet. Shokët më sollën sot bë mëngjes" - naftëtarët.
Ndërkohë mjekja e qendrës shëndetësore u shpreh se gjendja e naftëtarit është stabilizuar për momentin po nuk heq mundësinë e përkeqësimit.
"Gjendja e tij për momentin është e stabilizuar. Ka probleme me atakikardi, tension situata mund të përkeqësohet por për momentin është nën kontroll" - tha mjekja.
Lajmi kryesor:
Dita e pestë e grevës/ Një naftëtar dërgohet në urgjencë, s'i mban lotët: Nuk mbaj mend se çfarë ndjeva! Momenti emocionues i takimit me vajzat (VIDEO)
E.M.//ReportTv.al