Mimi Kodheli dhe Najada Çomo

Politikë

Najada Çomo hoqi dorë nga mandati i deputetes, pritet ta marrë Mimi Kodheli

25 Gusht 2021, 13:18| Përditesimi: 25 Gusht 2021, 15:14

  • Share

Najada Çomo hoqi dorë nga mandati i deputetes, ndërsa pritet që në vendin e saj në parlament, të zëvendësohet nga Mimi Kodheli. Kjo për shkak se sipas kodit të ri zgjedhor, nëse një deputet që i përket shtresës më pak të përfaqësuar në Parlament, në këtë rast gratë, lë mandatin, ky mandat i shkon një tjetër kandidati të po kësaj shtrese, në bazë të votave të mbledhura. 

"Mandati i ndërprerë i deputetit ose i anëtarit të këshillit të bashkisë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse, përveçse kur plotësimi i vakancës me kandidatin e radhës ul përfaqësimin e gjinisë së nënpërfaqësuar. Në këtë rast plotësimi i vakancës bëhet nga kandidati i parë në listë i gjinisë së nënpërfaqësuar pavarësisht renditjes në listë. Emrat e tjerë të asaj gjinie ngjiten në listë duke marrë renditjen e kandidatit paraardhës të së njëjtës gjini. Ky rregull nuk zbatohet kur emrat e gjinisë përkatëse kanë shteruar", thuhet në Kodin Zgjedhor.

Kodheli renditej e 21 në listën e PS në Tiranë, që në total ka 36 mandate deputetësh, ndërsa mundi të marrë 5597 vota.

Dorëheqjen e Çomos nga mandati i deputetes e bëri me dije sot kryeministri Edi Rama, i cili tha se shefja e infektivit kishte kërkuar të jetë në krah të kolegëve të saj në luftën me COVID.


Lajmi kryesor:

Najada Çomo dorëhiqet nga mandati i deputetes, pritet ta marrë Mimi Kodheli! Rama: Do vazhdojë punën në spital, Delta ka nisur të mbushë shtretërit e terapisë intensive


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?