Bledjon Nallbati në Parlament
Deputeti i PD, Bledjon Nallbati bëri ironi me kolegun e tij të mazhorancës, Toni Gogu, që akuzoi opozitën për seancat e kaosit, ku u rrezikua jeta e deputetëve dhe atij vetë.
Nallbati ironizoi Gogun duke i thënë “shyqyr që shpëtove” apo se “të gjendem pranë në këto momente”.
Ligjvënësi demokrat më tej akuzoi mazhorancën për vjedhjet e koncesioneve apo prokurimeve, si tenderët e rrugëve. Gjithashtu ai përmendi edhe rastin e karrigeve, duke hedhur aludime se “edhe karriget i keni vjedhur?”.
Kjo për faktin se tha që kishte gjetur aty ku ishte ulur një karrige të vjetër, teksa ishte bërë tender për blerjen e karrigeve të reja. Dhe në fund ai u shpreh me një anatemim për mazhorancën: “Mos u ngopshi dhe ju zënçin sytë!”. Nallbati ngre karrigen, “na morët lekët, por sollët karrige të vjetra”. Kurse Nallbati ishte shprehur “flisni për ligj ju që keni përdhunuar Kushtetutën”.
Kurse Gogu në replikë iu përgjigj duke i kujtuar se në Kuvend pati dhunë dhe jashtë zjarr. “Zjarri ka ndodhur këtu dhe në Rajshtag”, u shpreh ai me nëntekst për opozitën. Gogu kujtoi se opozita vjen nga rruga e dhunës.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ Gjykata rikthen PD në sallë, Bardhi- Spiropalit: Jep dorëheqjen, na dënove pa ligj! Peleshi: Dy standarde, kur s'u pëlqen vendimi digjni karrige
A.Q//ReportTv.al