Joe Biden dhe Nancy Pelosi

Zgjedhjet në SHBA/ Pelosi fajëson Joe Biden për humbjen e demokratëve: Duhej të ishte larguar më herët nga gara

9 Nëntor, 08:03| Përditesimi: 9 Nëntor, 08:19

  • Share

SHBA- Jo vetëm ekipi që drejtori fushatën zgjedhore të Kamala Harris, por edhe ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi fajëson Joe Biden për humbjen e demokratëve në zgjedhjet presidenciale. Pelosi është shprehur se demokratët mund të kishin marrë rezultat më të mirë nëse Bideon do ishte larguar më herët nga gara.

Pelosi, një nga politikanet më të fuqishme në Uashington, i tha New York Times se "nëse presidenti do dilte më shpejt nga gara, mund të kishte pasur kandidatë të tjerë".

Vërejtjet e saj janë gishti i fundit i drejtuar nga demokratët pasi partia humbi kontrollin e Shtëpisë së Bardhë dhe potencialisht të dy dhomat e Kongresit. Pelosi raportohet se ishte një nga ato emra që i shty demokratët të dilnin kundër kandidaturës së Biden si president, i cili përfundoi duke u larguar nga gara në fund të korrikut pas javësh presioni pas një debati të dobët kundër Donald Trump.

Më pas në garë u fut Kamala Harris, e cila humbi përballë Donald Trump, i cili tashmë rikthehet pas 4 vitesh në Shtëpinë e Bardhë.

Pelosi i tha New York Times se nëse Biden do ishte tërhequr më herët do kishte pasur kandidatë të tjerë që do ishin zgjedhur përmes primareve.

"Pritja ishte që, nëse presidenti do të tërhiqej, do të kishte një zgjedhje të hapur paraprake. Harris do kishte kaluar përmes procesit të primareve dhe do ta kishte bërë atë më të fortë duke shkuar përpara. Por ne nuk e dimë këtë. Kjo nuk ndodhi. Ne jetojmë me atë që ndodhi," tha kongresmenja nga Kalifornia, e cila u rizgjodh në mandatin e saj të 20-të në Dhomë të martën.

"Dhe për shkak se presidenti miratoi Kamala Harris menjëherë, kjo e bëri me të vërtetë pothuajse të pamundur që të kishte një zgjedhje paraprake në atë kohë. Nëse do të kishte qenë shumë më herët, do të kishte qenë ndryshe."

Kujtojmë që edhe ekipi i fushatës së Kamala Harris fajësoi Biden për humbjen, në një prononcim për Politico.

"Ne zhvilluam fushatën më të mirë që mundëm, duke pasur parasysh se Joe Biden ishte president," tha një anëtar i ekipit i paidentifikuar. "Joe Biden është arsyeja e vetme që Kamala Harris dhe demokratët humbën sonte."

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?